☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 26 Tetor 2026
S&P 500 7,668 ▲0.58%
DOW 52,292 ▲0.15%
NASDAQ 26,159 ▲0.78%
NAFTA 103.05 ▼0.21%
ARI 4,034 ▲0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
₿ CRYPTO
BTC $79,939 ▼ -0.85% ETH $2,313 ▼ -1.37% XRP $1.2898 ▼ -0.69% SOL $101.0700 ▼ -0.38%
S&P 500 7,668 ▲0.58 % DOW 52,292 ▲0.15 % NASDAQ 26,159 ▲0.78 % NAFTA 103.05 ▼0.21 % ARI 4,034 ▲0.64 % S&P 500 7,668 ▲0.58 % DOW 52,292 ▲0.15 % NASDAQ 26,159 ▲0.78 % NAFTA 103.05 ▼0.21 % ARI 4,034 ▲0.64 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
26 Tet 2026
Breaking
Bota

Alarm për sigurinë digjitale në SHBA, “Claude” i “Anthropic” akseson pa autorizim të dhënat zgjedhore në Xhorxhia

– Modeli i inteligjencës artificiale “Claude”, i ndërtuar nga kompania “Anthropic”, aksesoi pa autorizim njerëzor, të dhëna zgjedhore të shtetit amerikan të Xhorxhias, pasi anashkaloi një kufizim pagese në faqen e të dhënave publike, raportoi “Axios”.

Sipas kompanisë, “Claude” po përdorej në një projekt të brendshëm statistikor, kur kërkoi vetë një kod digjital aksesi, për të marrë të dhëna që zakonisht mund të shiheshin kundrejt pagesës.

“Anthropic” sqaroi se modeli mori vetëm shifra të përmbledhura për numrin e votave dhe nuk hyri në sistemin e regjistrimit të votuesve, nuk mori të dhëna individuale dhe nuk ndryshoi asnjë të dhënë zgjedhore.

Edhe autoritetet e Xhorxhias konfirmuan se aktiviteti, përfshinte të dhëna të disponueshme përmes portalit publik të shtetit dhe nuk përbënte ndërhyrje në sistemin e regjistrimit të votuesve.

Kompania bëri të ditur se ka marrë masa për të parandaluar përsëritjen e rasteve të tilla.

Ngjarja ka rritur shqetësimet mbi aftësinë e sistemeve të inteligjencës artificiale, për të ndërmarrë veprime në mënyrë autonome, veçanërisht kur përpiqen të përmbushin detyra pa mbikëqyrje të drejtpërdrejtë njerëzore.

Rasti u bë publik pak ditë para zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA, që do të mbahen më 3 nëntor 2026, dhe ka rikthyer vëmendjen te siguria e sistemeve digjitale dhe kontrolli mbi përdorimin e inteligjencës artificiale. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.