☁️
Tiranë 21°C · Vranët 06 May 2026
S&P 500 7,327 ▲0.93%
DOW 49,858 ▲1.13%
NASDAQ 25,613 ▲1.13%
NAFTA 94.91 ▼7.2%
ARI 4,726 ▲3.45%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931 EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931
₿ CRYPTO
BTC $81,639 ▲ +0.43% ETH $2,366 ▼ -0.62% XRP $1.4234 ▲ +1.08% SOL $88.3700 ▲ +3.27%
S&P 500 7,327 ▲0.93 % DOW 49,858 ▲1.13 % NASDAQ 25,613 ▲1.13 % NAFTA 94.91 ▼7.2 % ARI 4,726 ▲3.45 % S&P 500 7,327 ▲0.93 % DOW 49,858 ▲1.13 % NASDAQ 25,613 ▲1.13 % NAFTA 94.91 ▼7.2 % ARI 4,726 ▲3.45 %
EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931 EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931
06 May 2026
Breaking
Rajoni

Bullgari: Politikania Maria Gabriel pritet të jetë kryeministre, të hënën pritet të shpallë kabinentin

Politikania bulltare Maria Gabriel pritet të jetë kryeministre e Bullgarisë.  E nominuara për kryeministre nga GERB-SDS, Maria Gabriel deklaroi se struktura e projekt-kabinetit mbetet e njëjtë dhe konfirmoi se emrat e ministrave do të shpallen të hënën.

Pas një takimi midis GERB, Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DP) dhe “Ka një popull të tillë” (ITN), të mbajtur në zyrën e kryetarit të parlamentit Rosen Zheljazkov, ajo tha gjithashtu se prioritetet rreth të cilave u bashkuan të tre formacionet janë “njerëzit dhe rezultatet që duan të shohin me një qeveri të rregullt”. Sipas saj, bëhet fjalë për një buxhet të përgjegjshëm dhe të arsyeshëm, stabilitet dhe siguri për sa i përket pagave dhe pagesave, sundimin e ligjit, reformë në drejtësi, etj. DPS dhe “Ka një popull të tillë” tashmë deklaruan se do të mbështesin një kabinet të formacionit GERB-SDS.

Maria Gabriel ka lindur më 20 maj 1979 dhe është një politikane bullgare, anëtare e partis GERB. Ajo ka shërbyer si Komisionere Evropiane per Inovacionin, Kerkimin, Arsimin dhe Rinine nga dhjetori 2019 dhe maj 2023. Ajo ka qëne deputete e Parlamentit Evropian (PE) nga 2009 deri në 2017. Ajoa ka qënë nënkryetare e grupit të Partise Popullore Evropiane (EPP), dhe kryetare e delegacionit bullgar të PPE. Maria Gabriel u diplomua në vitin 2001 për gjuhët bullgare dhe frënge në Universitetin e Plovdivit. Ajo vazhdoi studimet në Institutin e Studimeve Politike në Bordo-Francë, ku studioi Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Historinë e Institucioneve Evropiane, Sociologjinë Politike dhe Politikën Krahasuese. Në vitin 2003 ajo mori titullin master në ‘Politika Krahasuese dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare’ nga Instituti i Studimeve Politike në Bordo-Francë.

Nga viti 2004 deri në 2008, Mariya Gabriel ishte asistente mësimore dhe kërkimore në Institutin e Studimeve Politike në Bordo (Francë). Detyra e saj mësimore lidhej me temat e procesit të vendimmarrjes në BE, Sociologjinë Politike dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare. Ajo gjithashtu mori pjesë në dy projekte ndërkombëtare: Programi Evropian EQUAL 2004–2008 “Vlerat dhe Ekonomia-barazia në aktivitetet profesionale dhe ekonomia sociale” dhe programi ndërkombëtar i kërkimit “Përfaqësimi Parlamentar në nivel kombëtar dhe evropian” nën udhëheqjen e Olivier Costa.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.