Moti sot kryesisht i vranët, temperaturat deri në 15 gradë Celsius
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se dita e sotme, e premte, 30 tetor, do të karakterizohet me mot kryesisht të vranët në të gjithë vendin.
Sipas parashikimit meteorologjik, temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 11 deri në 15 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes, me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra në sekondë. /Telegrafi/
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.