E pazakontë pas ndeshjes në Peshkopi: dyshohet për helmim ushqimor te Flamurtari pas darkës së skuadrës
Një ngjarje e pazakontë është shënuar pas ndeshjes mes Korabit dhe Flamurtarit, e luajtur në Peshkopi dhe e mbyllur në barazim 1-1, e vlefshme për javën e 10-të të Kategorisë së Parë.
Sipas burimeve të Panorama Sport, pas ndeshjes skuadra kuqezi ka darkuar në një restorant në qytetin e Peshkopisë, ku dyshohet se disa prej lojtarëve dhe stafit kanë pësuar helmim nga ushqimi.
Siç mëson Panorama Sport, disa nga lojtarët janë ndjerë keq gjatë natës, me dhimbje barku dhe të vjella, duke ngritur dyshime serioze për helmim ushqimor.
Ata janë kthyer në Vlorë me gjendje të rënduar dhe po ndiqen nga stafi mjekësor i klubit. Ndërkohë, prej burimeve mësohet se klubi i Flamurtarit po verifikon rastin dhe rrethanat e ngjarjes.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.