☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 89.03 ▲0.94%
ARI 4,202 ▼1.97%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,436 ▼ -2.14% ETH $1,630 ▼ -2.29% XRP $1.1208 ▼ -2.64% SOL $64.6300 ▼ -1.87%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 89.03 ▲0.94 % ARI 4,202 ▼1.97 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 89.03 ▲0.94 % ARI 4,202 ▼1.97 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Politika

Cakaj: Ndryshojnë 80% e konsullatave, preken mbi 50 diplomatë

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, njoftoi se mbi 50 diplomatë shqiptarë në botë do të largohen ose do të transferohen, në kuadër të vazhdimit të reformimit të diplomacisë drejt një shërbimi më cilësor.

“Shqipëria nuk meriton asgjë më pak se meritokraci në institucione, profesionalizëm në detyrë dhe shërbim cilësor në diplomaci,” u shpreh Cakaj në konferencën për gazetarët. Ministri në detyrë Cakaj njoftoi gjithashtu se 80 për qind e stafit të konsullatave të përgjithshme të Shqipërisë do të ndryshojnë.

“Lidhur me këtë parim elementar që udhëheq gjithë ndërmarrjen tonë, komunikoj se 80 për qind e konsullatave të përgjithshme të Shqipërisë nëpër botë nuk do të jenë më të njëjta. Ato duhet të ndryshohen rrënjësisht për shkaqe strukturore dhe për nevojën e rritjes së shërbimeve.”

Ministri në detyrë foli për ndryshim të mentalitetit të gabuar të shërbimit ndaj qytetarëve. “Fluksi i kërkesave të qytetarëve shqiptarë nuk do të përballohet më as me dembelinë personale, as me inercinë e rutinës ditore, e as me arrogancën e epërsisë institucionale,” u shpreh Cakaj.

Cakaj dha edhe lajmin se mbi 50% e pasaportave Diplomatike dhe pasaportave të Shërbimit do të shpallen të pavlefshme. “Këtu, ndaj me ju faktin se tashmë reforma e pasaportës Diplomatike dhe të Shërbimit ka hyrë në fazën përfundimtare. Në mbledhjen e ardhshme të qeverisë, mbi 50% e pasaportave Diplomatike dhe të Shërbimit do të shpallen të pavlefshme dhe do të jenë jashtë funksionit. Këtu kujtoj, për të gjithë ju, se numri i pasaportave Diplomatike të Shqipërisë dhe numri i pasaportave të Shërbimit të Shqipërisë shkon mbi 2500 dhe kjo është jo vetëm në norma të papranueshme, por në fakt, është një praktikë e pabesueshme. Dhe kjo, do të marrë fund që nga java e ardhshme,” tha Cakaj.
Së fundmi, mbi 20 konsuj nderi të Shqipërisë nëpër botë, nuk do të jenë më të tillë, njoftoi Cakaj gjatë konferencës për shtyp. Konsujt e nderit nuk duhet të jenë një shoqëri privilegjesh, por një komunitet shërbimi, u shpreh ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.