🌤️
Tiranë 17°C · Kryesisht kthjellët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,652 ▼1.36%
DOW 52,737 ▼0.23%
NASDAQ 26,036 ▼2.5%
NAFTA 99.23 ▲2.14%
ARI 4,054 ▼2.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $81,200 ▼ -3.86% ETH $2,377 ▼ -5.25% XRP $1.3131 ▼ -4.74% SOL $103.4100 ▼ -4.4%
S&P 500 7,652 ▼1.36 % DOW 52,737 ▼0.23 % NASDAQ 26,036 ▼2.5 % NAFTA 99.23 ▲2.14 % ARI 4,054 ▼2.33 % S&P 500 7,652 ▼1.36 % DOW 52,737 ▼0.23 % NASDAQ 26,036 ▼2.5 % NAFTA 99.23 ▲2.14 % ARI 4,054 ▼2.33 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Mali i Zi

CAMAJ: MANDATET E GARANTUARA PËR SHQIPTARËT NUK KUSHTËZOJNË NDRYSHIMET KUSHTETUESE DHE LIGJET EVROPIANE

Foto: Kuvendi i Malit të Zi / Skupština Crne Gore

Deputeti i Forumit Shqiptar dhe nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Nikollë Camaj, deklaroi se partitë e pakicave nuk do ta kushtëzojnë rrugën evropiane të vendit me zgjidhjen e çështjes së mandateve të garantuara për shqiptarët.

Në një prononcim për RTMZ, ai theksoi se mbështetja për ndryshimet kushtetuese dhe miratimin e ligjeve që ndihmojnë integrimin evropian mbetet e pakushtëzuar.

Camaj bëri të ditur se do të angazhohet për sigurimin e katër mandateve të garantuara për partitë shqiptare, duke e cilësuar këtë kërkesë si çështje të barazisë dhe përfaqësimit të drejtë politik, e jo si marrëveshje për përfitime politike.

Sipas tij, legjislacioni aktual zgjedhor nuk garanton përfaqësim të drejtë për shqiptarët, ndërsa zbatimi i të drejtave të pakicave është pjesë e rëndësishme e rrugës së Malit të Zi drejt Bashkimit Evropian.

Camaj kujtoi se për reformën zgjedhore janë zhvilluar diskutime edhe në një komision të posaçëm parlamentar, por procesi është ndërprerë pas largimit të opozitës nga puna e tij.

Ai u bëri thirrje të gjithë aktorëve politikë që të respektojnë marrëveshjet e arritura dhe të angazhohen për barazi dhe të drejta të njëjta për të gjithë qytetarët, pavarësisht përkatësisë kombëtare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.