🌤️
Tiranë 28°C · Kryesisht kthjellët 09 June 2026
S&P 500 7,304 ▼1.38%
DOW 50,447 ▼0.67%
NASDAQ 25,333 ▼2.3%
NAFTA 87.36 ▼4.32%
ARI 4,303 ▼1.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.2505 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.4062 EUR/TRY 53.1632 EUR/JPY 184.72 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.2505 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.4062 EUR/TRY 53.1632 EUR/JPY 184.72 EUR/CAD 1.6088
₿ CRYPTO
BTC $61,154 ▼ -4.01% ETH $1,637 ▼ -3.09% XRP $1.1290 ▼ -3.5% SOL $64.3800 ▼ -4.03%
S&P 500 7,304 ▼1.38 % DOW 50,447 ▼0.67 % NASDAQ 25,333 ▼2.3 % NAFTA 87.36 ▼4.32 % ARI 4,303 ▼1.38 % S&P 500 7,304 ▼1.38 % DOW 50,447 ▼0.67 % NASDAQ 25,333 ▼2.3 % NAFTA 87.36 ▼4.32 % ARI 4,303 ▼1.38 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.2505 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.4062 EUR/TRY 53.1632 EUR/JPY 184.72 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.2505 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.4062 EUR/TRY 53.1632 EUR/JPY 184.72 EUR/CAD 1.6088
09 Jun 2026
Breaking
Politika

Ceremoni mirëseardhjeje në presidencë për Atin e Shenjtë

Papa Françesku mbërrin në Presidencë, ku u prit në një ceremoni mirëseardhjeje në oborrin e presidencës, nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani.

presidenti-nishani-pritja-papa-francescu

Ati i Shenjtë, përshkoi me makinën e tij Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke u përshëndetur me duartrokitje nga mijëra qytetarë dhe besimtarë që kishin mbushur si asnjëherë tjetër sheshet e Tiranës për të pritur me entuziasëm Papa Françeskun, në këtë vizitë historike në vendin tonë.

Ceremonia e mirëseardhjes së Atit të Shenjtë nisi me ekzekutimin e Himnit të Vatikanit dhe Himnit Kombëtar të Shqipërisë, nga banda frymore e Gardës së Republikës.

Më pas Papa Françesku shkroi një shënim në Librin e Përshtypjeve në Presidencë, ku la një mesazh për të gjithë qytetarët shqiptarë. Ati i Shenjtë zhvilloi gjithashtu një takim me autoritetet më të larta në sallën e Pritjes në Presidencë.PREIDENTI-7

Në fjalën e mbajtur në presidencë, Kreu i Shtetit, Bujar Nishani e konsideroi një ngjarje të madhe për kombin shqiptar vizitën e Papa Françeskut në Tiranë.

“Kjo është në ngjarje e madhe historike për kombin, për vendin, për të gjithë shqiptarët kudo që janë të cilët njëzëri thonë- Mirëserdhët në Shqipëri.
Ati i Shenjtë, Shqipëria në 24 vite liri, ka bërë progres të madh nga vendi më i izoluar në botë, sapo kemi marrë statusin e vendit kandidat falë edhe mbështetjes Tuaj të cilën dimë ta çmojmë”, deklaroi Presidenti Nishani.

PREIDENTI--7Presidenti vuri në dukje harmoninë fetare mes besimeve fetare në vendin tonë. Krishtërimi dhe myslimanizmi, tha Nishani, në gjirin e këtij populli të lashtë dijnë veç të dialogojnë. “Kisha Katolike shqiptare dhe komunitetet e tjera fetare i rezistuan në mënyrë heroike komunizmit”, nënvizoi Presidenti. Sipas tij, Shqipëria i ka dhuruar martirë e shenjtorë botës në shekuj.

Mes nesh, u shpreh Nishani, nuk ka diskrimimin, intolerancë, ekstrizëm por respekt reciprok të trashëguar brez pas brezi harmoni e barazi të plotë të trashëguar nga kushtetuta e shtetit tonë laik.

“Ne përjetuam për gati 50 vite një diktaturë të egër ku komunizmi tentoi të ndryshojë antropologjinë humane, të krijojë njeriun e ri pa Zot, pa liri, pa  objekte kulti. Fjalët e fundit të shumë prej priftërinjve katolikë para skuadrave të pushkatimit, ishin rroftë Shqipëria, rroftë Papa! Në emër të binomit atdhe e fe, ishin me dhjetëra klerikë që dhanë jetën e tyre. Ky eksperiment falë qëndresës së shqiptarëve, dështoi. Ishte një sfidë që shqiptarët e përballuan të gjithë sëbashku, si bij të të njëjtit Zot. Myslimanë e të krishterë u ngritën nga hiri në kërkim të lirisë. Selia e Shenjtë i ka ofruar ndihmë gjithmonë kombit tim. Heroi ynë kombëtar, simboli i lirisë kundër robërisë, Gjergj Kastrioti Skënderbeu ishte aleati i zgjedhur i Vatikanit. Pohoj me bindje se ligjëratat Tuaja janë një doktrinë e mirëfilltë për paqen në botë. Janë një reflektim i madh shpirtëror. Shqipëria sheh tek ju një mik të shtrenjtë të cilit sot i ka hapur derën dhe zemrën sipas zakonit të shqiptarëve. Sot kjo shtëpi është dy herë e juaja”, -u shpreh Nishani.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.