Çfarë do të bëjë tani NATO, pas sulmit me dron të Rumanisë nga Rusia?
Dëmet në pallatin e banimit në Gala?i janë të konsiderueshme dhe situata mund të kishte qenë shumë më e rëndë sesa vetëm dy persona të dërguar në spital me plagë të lehta dhe dhjetëra të tjerë të evakuuar.
Sipas ushtrisë rumune, nëse ndërtesa do të ishte goditur pak më poshtë, numri i viktimave do të kishte qenë shumë më i madh.
Mbrojtja e këtij qyteti, vetëm 14 kilometra nga kufiri me Ukrainën, është jashtëzakonisht e vështirë dhe përbën një sfidë të madhe si për NATO-n, ashtu edhe për Bashkimin Evropian.
Ndryshe nga Ukraina, Romania nuk është zonë lufte. Ajo është një anëtare kyçe e NATO-s, që mbron krahun lindor të aleancës, dhe njëkohësisht pjesë e Bashkimit Europian.
Por kufiri lindor pranë Gala?i ndjek rrjedhën e lumit Danub, ndërsa portet kryesore ukrainase të Renit dhe Izmailit ndodhen në bregun përballë.
Avionët luftarakë të NATO-s përballen me një detyrë shumë komplekse për të mbrojtur qytete si Gala?i, pasi ata nuk mund të hyjnë në hapësirën ajrore ukrainase dhe nuk duhet të duken sikur po përfshihen drejtpërdrejt në luftë.
Gjenerali rumun, Gheorghe Maxim, theksoi gjithashtu se ushtria kishte vetëm katër minuta kohë për të reaguar ndaj dronit që fluturonte ulët, gjatë momentit kur ai ndodhej në hapësirën ajrore rumune. Sistemi amerikan kundër dromëve, që kishin në dispozicion, do të kishte qenë shumë i rrezikshëm për t’u përdorur mbi Gala?i.
Për momentin, gjithçka që mund të bëjë Rumania është t’u kërkojë aleatëve të NATO-s sisteme më të mira mbrojtjeje kundër dronëve — ndihmë që, sipas autoriteteve, është premtuar tashmë.
Premtimi i NATO-s për të mbrojtur “çdo centimetër” të territorit të aleancës po bëhet gjithnjë e më i vështirë për t’u përmbushur.




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.