⛅
Tiranë 20°C · Pjesërisht vranët 13 Tetor 2026
S&P 500 7,800 ▼0.09%
DOW 52,176 ▲0.63%
NASDAQ 27,139 ▼0.39%
NAFTA 92.93 ▼0.86%
ARI 4,207 ▲0.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944
₿ CRYPTO
BTC $83,486 ▲ +1.13% ETH $2,511 ▼ -0.54% XRP $1.3679 ▼ -1.16% SOL $107.0000 ▼ -2.66%
S&P 500 7,800 ▼0.09 % DOW 52,176 ▲0.63 % NASDAQ 27,139 ▼0.39 % NAFTA 92.93 ▼0.86 % ARI 4,207 ▲0.39 % S&P 500 7,800 ▼0.09 % DOW 52,176 ▲0.63 % NASDAQ 27,139 ▼0.39 % NAFTA 92.93 ▼0.86 % ARI 4,207 ▲0.39 %
EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944
13 Tet 2026
Breaking
Kosova

Çitaku takon senatorët amerikanë, kërkon rifillimin e Dialogut Strategjik

Vlora Çitaku nga PDK sot ka zhvilluar një takim me senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin ku diskutuan për raportin dhe rëndësinë e rifillimit të Dialogut Strategjik mes dy vendeve në Ambasadën Amerikane në Prishtinë.

Sipas një njoftimi për media thuhet se SHBA-ja ka qenë pranë nesh në momentet vendimtare të përpjekjeve për liri dhe pavarësi.

“Sot, në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, me senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin folëm për raportin tonë të veçantë dhe rëndësinë e rifillimit të Dialogut Strategjik mes dy vendeve tona. SHBA-ja ka qenë pranë nesh në momentet vendimtare të përpjekjeve për liri dhe pavarësi. Bashkë duam ta vazhdojmë rrugëtimin drejt një Kosove më të sigurt, më të zhvilluar dhe, shpresoj, së shpejti pjesë të familjes euroatlantike”.

Tutje Çitaku tha se: “UÇK-ja dhe NATO-ja u bënë bashkë për lirinë e Kosovës dhe për ta ndalur regjimin gjenocidal të Serbisë. Ky bashkim shpëtoi jetë dhe i hapi Kosovës rrugën drejt një të ardhmeje të lirë e shpresëdhënëse. Lufta e popullit tonë ishte e drejtë, e pashmangshme dhe çlirimtare. Paraqitja e saj si ‘ndërmarrje e përbashkët kriminale’ cenon të vërtetën e asaj që mbrojtëm bashkë. Këtë të vërtetë do ta mbrojmë gjithmonë, me krenari, vendosmëri dhe argumente”.

Çitaku po ashtu ka shkruar: “Mirënjohje SHBA-së dhe senatorëve për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën, edhe në kohët kur kjo kërkon më shumë angazhim, vetëmohim e vendosmëri”. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.