☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 13 Tetor 2026
S&P 500 7,804 ▼0.04%
DOW 51,866 ▲0.03%
NASDAQ 27,237 ▼0.03%
NAFTA 93.68 ▼0.06%
ARI 4,194 ▲0.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944
₿ CRYPTO
BTC $83,702 ▲ +0.93% ETH $2,521 ▼ -0.36% XRP $1.3766 ▼ -0.61% SOL $108.1800 ▼ -1.29%
S&P 500 7,804 ▼0.04 % DOW 51,866 ▲0.03 % NASDAQ 27,237 ▼0.03 % NAFTA 93.68 ▼0.06 % ARI 4,194 ▲0.07 % S&P 500 7,804 ▼0.04 % DOW 51,866 ▲0.03 % NASDAQ 27,237 ▼0.03 % NAFTA 93.68 ▼0.06 % ARI 4,194 ▲0.07 %
EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944
13 Tet 2026
Breaking
Politika

Shqipëria bëhet pjesë e Qendrës Evropiane për Qëndrueshmërinë Demokratike, Hoxha: Hap i rëndësishëm drejt BE-së

Shqipëria është asociuar zyrtarisht me Qendrën Evropiane për Qëndrueshmërinë Demokratike, duke hedhur një tjetër hap në bashkëpunimin me Bashkimin Evropian për mbrojtjen e proceseve demokratike dhe luftën kundër ndërhyrjeve të huaja në informacion.

Vendimi u mor në Luksemburg, në kuadër të një takimi të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së, ku mori pjesë edhe ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha. Në këtë proces u përfshinë edhe partnerët e tjerë të Ballkanit Perëndimor dhe vendet kandidate për anëtarësim në BE.

Takimi u bashkorganizua nga Presidenca irlandeze e Këshillit të BE-së dhe Komisioni Evropian, me fokus përfshirjen e vendeve partnere në punën e Qendrës për përballimin e manipulimit dhe ndërhyrjes së huaj në informacion, si dhe kërcënimeve ndaj proceseve demokratike.

Nga Luksemburgu, ministri Hoxha e cilësoi vendimin si një tjetër moment të rëndësishëm në rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Sipas tij, asociimi përfaqëson një hap konkret drejt integrimit gradual, përmes sfidave, përgjegjësive dhe angazhimeve të përbashkëta me partnerët evropianë.

“Shqipëria ka krijuar një përvojë të vlefshme në përballimin e sulmeve kibernetike dhe forcimin e qëndrueshmërisë institucionale. Jemi të gatshëm ta zhvillojmë më tej këtë ekspertizë dhe ta vëmë atë në shërbim të përpjekjeve tona të përbashkëta me partnerët evropianë”, deklaroi Hoxha.

Ai u ndal edhe te sfidat që lidhen me manipulimin dhe ndërhyrjen e huaj në hapësirën informative, duke theksuar se ato nuk synojnë vetëm sistemet dhe institucionet, por edhe besimin e qytetarëve dhe vetë themelet e debatit demokratik.

Duke iu referuar konferencës ndërkombëtare për këtë çështje dhe kontekstin e zgjerimit, të organizuar nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në Tiranë më 27 korrik, Hoxha theksoi nevojën për një komunikim publik më të koordinuar dhe përfshirjen e gjithë shoqërisë në përballjen me këto sfida.

“Një përgjigje që përfshin të gjithë shoqërinë mund të ketë sukses vetëm kur vetë shoqëria është e informuar, e ndërgjegjësuar dhe e angazhuar”, u shpreh ministri.

Ai shtoi se bashkëpunimi mes vendeve anëtare dhe atyre kandidate për mbrojtjen e qëndrueshmërisë demokratike ndihmon qytetarët të kuptojnë se zgjerimi i BE-së është një investim i përbashkët për të ardhmen e Evropës.

“Për Shqipërinë, qëndrueshmëria demokratike dhe anëtarësimi në BE janë të pandashme”, përfundoi Hoxha.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.