Çlirim Haziri pas kalimit të igjit: Nuk zmbrapsemi deri sa të kalojë edhe në lexim të dytë
Organizatori i protestës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka deklaruar se protesta para Kuvendit të Kosovës do të vazhdojë edhe pas votimit të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara në lexim të parë.
“Nuk zmbrapsemi. Leximi i parë kaloi, por ne do të qëndrojmë këtu deri sa të kalojë edhe leximi i dytë. Kërkesa jonë është miratimi i ligjit deri në fund”, deklaroi Haziri.
Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot në lexim të parë ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar me 90 vota për dhe asnjë kundër.
Protestuesit e iniciativës “Jo në emrin tim” po vazhdojnë qëndrimin para Kuvendit, në ditën e 20-të të protestës, duke kërkuar që procedura të vazhdojë deri në votimin përfundimtar të ligjit.
“Nuk largohemi. Presim votimin në lexim të dytë”, tha Haziri. /Telegrafi/



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.