☀️
Tiranë 25°C · Kthjellët 05 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 90.55 ▼0.61%
ARI 4,190 ▲0.66%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033 EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033
₿ CRYPTO
BTC $85,940 ▲ +0.78% ETH $2,712 ▲ +0.35% XRP $1.5153 ▲ +1% SOL $120.5300 ▼ -0.65%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 90.55 ▼0.61 % ARI 4,190 ▲0.66 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 90.55 ▼0.61 % ARI 4,190 ▲0.66 %
EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033 EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033
05 Tet 2026
Breaking
Bota

Dy shkencëtarë gjermanë dhe një amerikan fitojnë çmimin “Nobel” në Mjekësi për zbulimet në optogjenetikë

STOKHOLM, 5 tetor /ATSH-DPA/- Çmimi Nobel në Fiziologji ose Mjekësi iu dha shkencëtarëve gjermanë Peter Hegemann dhe Georg Nagel, si dhe shkencëtarit amerikan Karl Deisseroth për punën e tyre në fushën e optogjenetikës.

Asambleja e Nobelit pranë Institutit Karolinska në Stokholm e shpalli çmimin të hënën.

Sipas institutit, Hegemann dhe Nagel zbuluan një proteinë të veçantë, të quajtur kanalrodopsinë, te një lloj algash njëqelizore.

Më pas, Deisseroth e përshtati këtë proteinë në mënyrë që ajo të mund të përdorej si një “çelës” që kontrollohet me dritë për qelizat nervore.

Shkencëtarët gjetën një mënyrë për të ndezur ose fikur aktivitetin e qelizave nervore duke përdorur dritën. Kjo u ka dhënë studiuesve një mënyrë të re për të kuptuar se si funksionon truri.

Instituti Karolinska tha se laureatët kanë hedhur themelet e një epoke të re në neuroshkencë.

Optogjenetika është një metodë shkencore që u mundëson studiuesve të vëzhgojnë se si qelizat nervore ndikojnë në krijimin e kujtimeve, ndjenjave dhe sjelljeve në trurin e gjallë.

Hegemann punon në Universitetin Humboldt të Berlinit, ndërsa Nagel në Universitetin e Würzburgut, gjithashtu në Gjermani.

Deisseroth është pjesë e Institutit Mjekësor “Howard Hughes” dhe e Universitetit “Stanford” në SHBA. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.