☁️
Tiranë 28°C · Vranët 03 June 2026
S&P 500 7,594 ▼0.2%
DOW 51,112 ▼0.38%
NASDAQ 27,011 ▼0.31%
NAFTA 94.90 ▲1.22%
ARI 4,481 ▼0.86%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
₿ CRYPTO
BTC $66,987 ▼ -2.66% ETH $1,872 ▼ -5.17% XRP $1.2324 ▼ -2.34% SOL $74.9400 ▼ -5.13%
S&P 500 7,594 ▼0.2 % DOW 51,112 ▼0.38 % NASDAQ 27,011 ▼0.31 % NAFTA 94.90 ▲1.22 % ARI 4,481 ▼0.86 % S&P 500 7,594 ▼0.2 % DOW 51,112 ▼0.38 % NASDAQ 27,011 ▼0.31 % NAFTA 94.90 ▲1.22 % ARI 4,481 ▼0.86 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
03 Jun 2026
Breaking
Kronika

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

Reperi i njohur Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit Noizy, ka dëshmuar këtë të mërkurë në procesin gjyqësor ndaj grupit të Laert Haxhiut, lidhur me vendosjen e një sasie tritoli në biznesin e tij në Durrës në qershor të vitit 2022.

Siç raporton gazetarja e Klan News Glidona Daci, artisti tregoi para togave të zeza, se në momentin e shpërthimit ndodhej në të njëjtin pallat ku ishte vendosur lënda plasëse dhe se ishte zgjuar nga zhurma e fortë e shpërthimit.

Sipas tij, ngjarja kishte ndodhur gjatë natës, ndërsa ai ishte në gjumë.

“Kam dijeni për vendosjen e lëndës plasëse në Durrës. Kam qenë në të njëjtin pallat ku u vendos eksplozivi, kam pasur dritaren hapur. Kam qenë në gjumë, dëgjova shpërthimin dhe më doli gjumi, kuptova që diçka ndodhi. Zbrita poshtë dhe kuptova që ishte vendosur një eksploziv. Më doli gjumi, zbrita poshtë, ishte babi im poshtë, motra po ashtu mund të ketë ardhur, mamin e mbaj mend. Tritoli u vendos në katin e parë të pallatit ku qëndroja. Prindërit jetojnë në të njëjtin pallat, por në një kat më sipër. Kur zbrita, ngjarja kishte ndodhur rreth orës 03.00-04.00, unë u zgjova në orën 09.00”, tregon reperi.

Ky shpërthim ka shkaktuar mjaft dëme në dy bizneset e tij që përfshijnë një lokal dhe një dyqan rrobash.

“Ishin shkatërruar xhamat e lokalit dhe të dyqanit poshtë. Kam një firmë rrobash dhe një lokal, të dy pronat janë të miat. Pashë komshinjtë, polici pa fund dhe kishte plasur një tritol. Hyrja ishte komplet e shkatërruar edhe në kat të parë, edhe në kat të dytë. Ishte shkaktuar një gropë e madhe në tokë nga sasia e tritolit. Ishte thyer mermeri komplet”, shton ai.

Gjatë dëshmisë së tij, Noizy tha se që në fillim kishte pasur dyshime për autorët e mundshëm të ngjarjes, për shkak të një konflikti që kishte pasur një natë para ngjarjes, me reperin Kleviol Ahmeti, i njohur ndryshe si Cllevio.

Sipas tij, Cllevio e kishte ofenduar vazhdimisht ndër vite në rrjetet sociale dhe kishte shfaqur një sjellje obsesive ndaj tij.

“Një hamendësim e kisha se kush e kishte bërë. Më ndodhi një problem një natë përpara te një tjetër lokal që kam në Durrës, me një person që është i fiksuar, sjelljet e një fansi të fiksuar… Po nuk i dhe vëmendje, bëhet agresiv dhe sjell problemin deri te shtëpia. Kur shan dhe kërcënon në rrjetet sociale, ai të vjen edhe deri te shtëpia. Kleviol Ahmeti është personi, sharjet që nga 2019 nuk janë ndalur asnjëherë. Njohje me Kleviolin nuk kam pasur asnjëherë, as bashkëpunime. Është i fiksuar me mua, kërkon me sesbën vëmendjen time. Do të bëhet shok me mua, ndërkohë që unë s’dua të bëhem shok me të. Nuk ta shpjegoj dot nivelin e fiksimit të atij me mua.

Nuk e di a e njihni, por del në TikTok dhe shan të gjithë botën. Ai e ka kuptuar që merr vëmendje kur përmendet ‘Noizy’ dhe nuk e ka ndalur asnjëherë këtë gjë. Është një i çmendur pas meje. Më erdhi në lokal një ditë përpara shpërthimit për t’u sqaruar demek, vjen me 20 veta. Fjala e parë që thotë është ‘Ku është ai legeni’. Futet brenda, dalim jashtë dhe pastaj ndodh një konflikt fizik te shkallët e lokalit. Të nesërmen ndodhi tritoli. E kam takuar më përpara, ka ardhur me një shokun e vet për t’u sqaruar kur unë isha me familjarët e mi. Kur dolëm nga lokali, filloi prapë avazin duke më sharë. I thotë vetes artist, ka bërë disa këngë. Ai bën shumë gjëra, por nuk bën asgjë. Ishte live në TikTok gjatë gjithë kohës, tregonte armë në video, e dija që po vinte. Nuk njihja askënd nga ata që shoqëroheshin me Kleviolin. Erdhën me makina, me 5 të tilla. U largua me makinë pastaj, ishte pasagjer. Prezenca e tij në pronën time duke më ofenduar mua, sharjet, u bënë shkak për nxitjen e konfliktit. Erdhi brenda dhe më tha ‘Do të qëroj o pederast’. Kur erdhi në pronën time, unë e godita i pari, konflikti ndodhi disa sekonda. Pas kësaj ngjarjeje, ai më dogji edhe një automjet. Ai e ka gjyqin akoma hapur dhe nuk e di si ka dalë nga burgu. Iku në Dubai, pagoi disa çuna nga Vlora dhe më dogjën makinën. Nga ana ime nuk ka situatë konfliktuale, nga ana e tij po.”, përfundoi Noizy.

Sakaq, për Laert Haxhiun deklaroi se as nuk kishte dëgjuar ndonjëherë. Madje emrin e tij e kishte mësuar më vonë në media, kur ishte bërë publik rasti i vendosjes së tritolit në vendin e tij.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.