☁️
Tiranë 20°C · Vranët 12 Nëntor 2026
S&P 500 7,586 ▼0.44%
DOW 52,278 ▼0.4%
NASDAQ 25,335 ▼0.52%
NAFTA 88.99 ▲2.84%
ARI 3,883 ▼2.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815 EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815
₿ CRYPTO
BTC $71,498 ▼ -4.3% ETH $2,016 ▼ -3.21% XRP $1.0370 ▼ -2.78% SOL $81.4600 ▼ -4.31%
S&P 500 7,586 ▼0.44 % DOW 52,278 ▼0.4 % NASDAQ 25,335 ▼0.52 % NAFTA 88.99 ▲2.84 % ARI 3,883 ▼2.94 % S&P 500 7,586 ▼0.44 % DOW 52,278 ▼0.4 % NASDAQ 25,335 ▼0.52 % NAFTA 88.99 ▲2.84 % ARI 3,883 ▼2.94 %
EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815 EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815
12 Nën 2026
Breaking
Bota

CR7 njofton fillimin e prodhimit të serialit të tij të parë televiziv “Day 1s”

LISBONË, 12 nëntor /ATSH -AA/ – Ylli portugez i futbollit, Cristiano Ronaldo njoftoi se ka filluar prodhimi i serialit të tij të parë televiziv “Day 1s”, duke shënuar kështu sipërmarrjen e tij më të re në industrinë e argëtimit.

Sulmuesi 41-vjeçar i klubit Al Nassr e ndau lajmin në Instagram, duke zbuluar se po bashkëpunon me regjisorin britanik Matthew Vaughn, me të cilin themeloi kompaninë e prodhimit “UR Marv Studios” në vitin 2025. Vaughn njihet për regjinë e filmave si “Kingsman” dhe “X-Men: First Class”.

“Lajm emocionues! Ka filluar prodhimi i serialit tim të parë televiziv ‘Day 1s’. Priten të tjera!”, shkroi Ronaldo.

Ky serial dramatik do të trajtojë anën e biznesit në futbollin britanik, duke ndjekur historinë imagjinare të Stanley Dalton, një agjent i shquar futbolli që lundron në botën komplekse të transferimeve të lojtarëve, negociatave dhe marrëveshjeve tregtare.

Aktori britanik Damian Lewis, i njohur për rolet e tij në serialet “Homeland” dhe “Billions”, do të luajë rolin e Daltonit. Në projekt janë përfshirë gjithashtu ish-sulmuesi i Arsenalit dhe i kombëtares franceze, Thierry Henry, si dhe reperi britanik Dave.

Seriali bazohet në një koncept origjinal të zhvilluar nga agjenti i futbollit Darren Dein, i cili përfaqëson ish-lojtarin e kombëtares franceze, Henry.

Sipas Carlos Peres, drejtorit kreativ të kompanisë së prodhimit, Ronaldo i cili së fundmi është tërhequr nga futbolli ndërkombëtar, por vazhdon të luajë për klubin saudit do të shërbejë si producent ekzekutiv dhe do të shfaqet në rolin e vetvetes në një numër të kufizuar episodesh.

Fituesi pesë herë i çmimit “Ballon d’Or” ndau gjithashtu fotografi ku shfaqen Vaughn, Lewis dhe Dave si dhe një imazh të dhomës së zhveshjes së klubit të Premier Ligës, Brentford.

Ende nuk është bërë e ditur data e publikimit, platforma e transmetimit apo numri i episodeve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.