🌧️
Tiranë 20°C · Shi i lehtë 12 Nëntor 2026
S&P 500 7,596 ▼0.31%
DOW 52,377 ▼0.21%
NASDAQ 25,336 ▼0.51%
NAFTA 88.90 ▲2.74%
ARI 3,886 ▼2.87%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815 EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815
₿ CRYPTO
BTC $71,635 ▼ -3.82% ETH $2,020 ▼ -2.88% XRP $1.0322 ▼ -2.69% SOL $81.5700 ▼ -3.96%
S&P 500 7,596 ▼0.31 % DOW 52,377 ▼0.21 % NASDAQ 25,336 ▼0.51 % NAFTA 88.90 ▲2.74 % ARI 3,886 ▼2.87 % S&P 500 7,596 ▼0.31 % DOW 52,377 ▼0.21 % NASDAQ 25,336 ▼0.51 % NAFTA 88.90 ▲2.74 % ARI 3,886 ▼2.87 %
EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815 EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815
12 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Pistorius publikon shifrat alarmante: Ngacmimet seksuale në ushtrinë gjermane, një problem serioz

– Mbi 60% e ushtarakeve gjermane kanë përjetuar ngacmime ose sjellje të papërshtatshme seksuale gjatë shërbimit në ushtrinë gjermane, Bundeswehr, shkruan tgcom24.it.

Të dhënat dalin nga një studim i prezantuar në Berlin nga ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius, i realizuar me rreth 4 mijë pjesëtarë të ushtrisë përmes një pyetësori anonim.

Sipas studimit, rastet reale të ngacmimeve janë tre deri në pesë herë më të larta se ato të raportuara zyrtarisht.

Një nga arsyet kryesore është mungesa e besimit te procedurat e brendshme, pasi më pak se një e treta e viktimave vendosin t’i denoncojnë abuzimet te eprorët.

Format e ngacmimeve dhe dhunës

Studimi, i realizuar nga studiues të Potsdamit, tregon se ngacmimet shfaqen në forma të ndryshme, nga fyerjet verbale deri te sulmet fizike dhe dhuna seksuale.

Rreth 40% e grave ushtarake dhe 16% e burrave të intervistuar deklaruan se kishin përjetuar batuta me përmbajtje seksuale, komente të papërshtatshme apo sjellje poshtëruese.

Ndërkohë, rreth 15% e të anketuarve raportuan shpërndarjen e imazheve të realizuara pa pëlqimin e tyre, përfshirë edhe fotografi të manipuluara përmes teknologjisë së inteligjencës artificiale.

Në rastet më të rënda, 9% e grave dhe 3% e burrave deklaruan se kishin përjetuar sulme fizike.

Studimi evidenton gjithashtu se 2% e të anketuarve kanë qenë viktima të dhunës seksuale, me një përhapje më të lartë te rekrutët më të rinj dhe personeli që nuk identifikohet si heteroseksual.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.