Tiranë 11°C · Pjesërisht vranët 30 April 2026
S&P 500 7,209 ▲1.02%
DOW 49,652 ▲1.62%
NASDAQ 24,892 ▲0.89%
NAFTA 105.61 ▼1.19%
ARI 4,629 ▲1.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1695 EUR/GBP 0.8665 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 95.5477 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3827 EUR/TRY 52.7716 EUR/JPY 187.17 EUR/CAD 1.5989 EUR/USD 1.1695 EUR/GBP 0.8665 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 95.5477 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3827 EUR/TRY 52.7716 EUR/JPY 187.17 EUR/CAD 1.5989
₿ CRYPTO
BTC $76,523 ▲ +1.05% ETH $2,265 ▲ +1.02% XRP $1.3706 ▲ +0.47% SOL $83.1700 ▲ +0.67%
S&P 500 7,209 ▲1.02 % DOW 49,652 ▲1.62 % NASDAQ 24,892 ▲0.89 % NAFTA 105.61 ▼1.19 % ARI 4,629 ▲1.49 % S&P 500 7,209 ▲1.02 % DOW 49,652 ▲1.62 % NASDAQ 24,892 ▲0.89 % NAFTA 105.61 ▼1.19 % ARI 4,629 ▲1.49 %
EUR/USD 1.1695 EUR/GBP 0.8665 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 95.5477 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3827 EUR/TRY 52.7716 EUR/JPY 187.17 EUR/CAD 1.5989 EUR/USD 1.1695 EUR/GBP 0.8665 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 95.5477 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3827 EUR/TRY 52.7716 EUR/JPY 187.17 EUR/CAD 1.5989
30 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Crown Agens: Fushata e akcizës, penalizohen katër subjekte

akcizaDoganat dhe CrownAgents kanë arritur rezultate konkrete në kuadër të “Fushatës së Ndërgjegjësimit dhe Kontrollit për Zbatimin e Ligjit për Akcizat”, e cila u lançua zyrtarisht në qershor 2014. Grupet e përbashkëta operative të Doganave dhe CrownAgents, me mbështetjen aktive të Departamentit të Akcizave dhe Departamentit Administrativ në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, vazhdojnë të identifikojnë suksesshëm lloje të ndryshme shkeljesh dhe mashtrimesh në fushën e Akcizave.
Vetëm gjatë javës së kaluar, janë ndërmarrë disa masa shtrënguese për operatorë ekonomikë të cilët zhvillonin aktivitetin e tyre tregtar në shkelje të ligjit për Akcizat. Operatorët e listuar më poshtë u zbuluan dhe u penalizuan si rezultat i këtyre veprimeve operative intensive:
1.Ald-Kris–Detyrimi Doganor në ngarkim të këtij subjekti arrin në shumën totale 5.169.051,5 lekë (1.863.969,5 lekë detyrim Akcize dhe 3.305.082 lekë penalitet), për shkeljet e mëposhtme: 6.876 litra mangët pije energjike ‘PitBull’ në gjendjen stok; 10 kg Taurinë tepër (e cila mund të konvertohet në 33.333 litra pije energjike) në gjendjen stok;
Hedhjen për konsum në mënyrë të parregullt të 20.761,5 litra pije energjike;
2.Spring-Oil–Detyrimi Doganor në ngarkim të këtij subjekti arrin në shumën totale 41.829.546 lekë (12.073.047 lekë detyrim Akcize dhe 29.756.499 lekë penalitet), për shkeljet e mëposhtme: 174.666 litra gazoil tepër; 147.665 kg solar mangët; 29.360 kg bitum nafte mangët;
3.Sara Shpk–Detyrimi Doganor në ngarkim të këtij subjekti arrin në shumën totale 400.680 lekë (101.170 lekë detyrim Akcize dhe 300.510 lekë penalitet), për shkeljet e mëposhtme: 379 litra raki mangët; pulla rakie mangët, të konvertuara në 425 litra raki; pulla vere mangët, të konvertuara në 1.195 litraverë;
4. Juli Caca-Detyrimi Doganor në ngarkim të këtij subjekti arrin në shumën totale 2.311.120 lekë (590.220 lekë detyrim Akcize dhe 1.720.900 lekë penalitet), për shkeljet e mëposhtme: 810 litraAlkool Etilik (96%) i padeklaruar (konvertuar në 777.6 litra alkool anhidër, të cilat rezultojnë të jenë tepër); pulla rakie mangët, të konvertuara në 500 litra raki; pulla pijesh alkoolike mangët, të konvertuara në 550 litra pije alkoolike mangët;pulla vere mangët, të konvertuara në 1910 litraverë mangët;
Shmangia e detyrimeve Doganore dhe shkelja e regjimit të taksës së Akcizës nuk janë kundërvajtjet e vetme të këtyre subjekteve. Disa prej tyre kanë shkelur gjithashtu regjimin e të Drejtave të Pronësisë Intelektuale (IPR), duke përbërë kështu një rrezik për konsumatorët dhe shëndetin e tyre, përmes tregtimit të produkteve të rrezikshme e të pa-certifikuara.
Dëshirojmë të theksojmë edhe një herë që ne mbetemi të përkushtuar e të palëkundur për të përforcuar së bashku respektimin e ligjit për Akcizat dhe u bëjmë edhe një herë thirrje të gjithë prodhuesve, importuesve, furnizuesve dhe shitësve me pakicë të mallrave me Akcizë, qofshin këta të regjistruar apo jo, të drejtojnë biznesin dhe aktivitetin e tyre drejt pajtueshmërisë ligjore dhe zbatimit të ligjeve në fuqi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.