🌤️
Tiranë 40°C · Kryesisht kthjellët 12 August 2026
S&P 500 7,749 ▲0.26%
DOW 53,882 ▲0.17%
NASDAQ 26,580 ▲0.51%
NAFTA 82.84 ▼0.43%
ARI 4,480 ▲0.86%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073 EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073
₿ CRYPTO
BTC $63,888 ▼ -0.47% ETH $1,902 ▲ +0.58% XRP $1.0137 ▲ +0.61% SOL $76.1300 ▲ +0.18%
S&P 500 7,749 ▲0.26 % DOW 53,882 ▲0.17 % NASDAQ 26,580 ▲0.51 % NAFTA 82.84 ▼0.43 % ARI 4,480 ▲0.86 % S&P 500 7,749 ▲0.26 % DOW 53,882 ▲0.17 % NASDAQ 26,580 ▲0.51 % NAFTA 82.84 ▼0.43 % ARI 4,480 ▲0.86 %
EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073 EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073
12 Aug 2026
Breaking
Sporti

Crystal Palace dhe dominimi anglez, Premier me 9 skuadra në Europë edhe edicionin tjetër!

Brenda një viti ekipi nga Londra arriti të fitojë 3 trofe, edhe pse me një trajner që ka zyrtarizuar largimin që prej 4 muajsh.

Më shumë se një shekull me palmaresin krejtësisht bosh. Pastaj, si me magji, 3 kupa në harkun kohor të një viti: FA Cup 2024-25, Community Shields dhe tani Conference League. Vërtet një anomali për një klub të themeluar në 1905-ën (121 vjet histori) dhe që ka në stol një trajner, Oliver Glasner, i cili që në janar vendosi të largohet.

Futbolli i sotshëm është kështu: vendi i 15-të në Premier League mund të përballet qetësisht me gati të gjithë kundërshtarët e kampionateve të tjera, edhe ata të nivelit më të lartë. Një sinjal i qartë i dominimit që futbolli anglez tashmë po ushtron në Europë.

Për momentin jemi dy në dy, Europa League për Aston Villa-n dhe Conference League për Crystal Palace, pa pësuar asnjë gol në dy finale. Mungon finalja e trofeut më të rëndësishëm, por është i vetmi rast, ku skuadra angleze, Arsenali, nuk është favorite në raport me kundërshtarin, PSG-në.

Megjithatë, një finale është një finale. Mund të ndodhë gjithçka, nuk mund të llogaritet nga vlerat e skuadrave. Me fitimin e Conference League, futbolli anglez për herë të dytë radhazi do të përfaqësohet me 9 skuadra edicionin e ardhshëm në kupat e Europës. Edhe ky është një rekord.

Për ata që nuk e dinë, Crystal Palace e ka marrë emrin nga një pallat kristali që u ndërtua brenda Hyde Park në 1851-shin, nga projekti i arkitektit Joseph Paxton. Më pas u çmontua krejtësisht dhe u rindërtua në Sydenham Hill, në jugun bujqësor të Londrës. Përreth pallatit filloi të formohej një komunitet, pastaj një lagje që me kalimin e kohës u aneksua nga qyteti metropolitan i Londrës. Pastaj u ndërtua një stadim brenda Crystal Palace Park dhe punëtorët e mirëmbajtjes dhe pastrimit të pallatit të kristaltë themeluan një skuadër futbolli, fillimisht pa emër.

Më 10 shtator 1905 u themelua një klub i vërtetë, që u quajt në fillim “The Glaziers”, pastaj u pagëzua Crystal Palace. Ngjyrat fillimisht ishin e kaltra dhe amaranta (e kuqe në rozë), sepse trajneri i parë, Edmund Goodman, kishte punuar për Aston Villa-n. Më pas u kalua në ngjyrat e kuqe dhe blu.

Trajneri i parë i huaj i Palace ishte Frank de Boer. Në 2017-ën holandezi qëndroi në krye të kësaj skuadre 77 ditë, me rezultate katastrofike.

Aksioneri kryesor i Crystal Palace sot është një sipërmarrës amerikan, Woody Johnson, pronar edhe i New York Jets në NFL. Johnson e bleu paketën e aksionerit në maxhorancë (rreth 43%) nga manjati John Textor. Por mbetet bashkëpronar dhe tifoz i thekur Steve Parish, 60 vjeç, që ka përgjegjësinë e të gjitha zgjedhjeve teknike. Në 13 muajt e fundit ka shijuar më shumë se të gjithë triumfet e Palace.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.