☁️
Tiranë 16°C · Vranët 10 Nëntor 2026
S&P 500 7,550 ▲2.35%
DOW 52,390 ▲2.15%
NASDAQ 25,253 ▲2.74%
NAFTA 84.65 ▼2.53%
ARI 4,064 ▼1.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
₿ CRYPTO
BTC $73,871 ▼ -1.01% ETH $2,067 ▼ -2.61% XRP $1.0580 ▼ -3.33% SOL $84.0000 ▼ -3.35%
S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 84.65 ▼2.53 % ARI 4,064 ▼1.22 % S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 84.65 ▼2.53 % ARI 4,064 ▼1.22 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
10 Nën 2026
Breaking
Kronika

Çuçi: Reduktohen në 150 zyrat e Gjendjes Civile, shërbimet do merren online

Ministri i Brendshëm Blendi Çuçi deklaroi sot se qeveria vendosi të reduktojë zyrat e gjendjes civile në të gjithë Shqipërinë për shkak të shërbimeve online.

Në përfundim të mbledhjes së qeverisë, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka folur për miratimin e vendimit që redukton numrin e zyrave të Gjendjes Civile. Në të gjithë vendin do të jenë vetëm 150 zyra për të ofruar ato shërbime ku është e domosdoshme prania fizike e qytetarëve.

Pjesa më e madhe e shërbimeve, do të ofrohen online prej datës 1 maj. Çuçi shpjegoi gjithashtu se dokumentet që do iu duhen qytetarëve për shërbime të ndryshme do të sigurohen vetë nga institucionet publike nga eAlbania.

“Sot miratuam reduktimin e zyrave të gjendjes civile, nga 390 do ketë vetëm 150 zyra si pasojë e revolucionit digjital për dhënien e shërbimeve publike, shërbimet do ofrohen vetëm online. Do ketë 150 sportele për të marrë vetëm ato shërbime që duhet të jetë i pranishëm qytetari, të tjerat online. Do shkëputet shërbimi në sporteli fizik, do të jetë vetëm online me përjashtim të atyre shërbimeve ku duhet të jetë i pranishëm qytetari”, u shpreh Çuçi.

“Institucionet e administratës publike janë të detyruar të sigurojnë vetë dokumentet që u duhen qytetarëve. Nëse një qytetari do i duhet një dokument, dokumentacionin ia siguron institucioni publik përkatës. Prej datës 1 maj do jetë një sasi e madhe shërbimesh që do të ofrohen online, janë rreth 90 shërbime që ofrohen nga Ministria e Brendshme”, tha ministri Çuçi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.