Kurti pyetet për Gjykatën Speciale në Paris: Nëse nuk jeni të kënaqur me aktgjykimin, bëni përpjekje për apel
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur për Gjykatën Speciale në Hagë gjatë pjesëmarrjes në Forumin e Paqes në Paris, ku ka dhënë një mesazh lidhur me drejtësinë ndërkombëtare dhe mundësinë e ankesës ndaj vendimeve gjyqësore.
Gjatë panelit “Making Peace Last: Rebuilding Societies After War”, Kurti është pyetur nga një pjesëmarrës në publik për këtë çështje.
Në përgjigjen e tij, kryeministri ka theksuar rëndësinë e shfrytëzimit të mundësive ligjore për ankimim, duke bërë thirrje që të mos ndalet besimi në të vërtetën dhe përpjekja për drejtësi.
“Sa i përket drejtësisë ndërkombëtare, nëse nuk jeni të kënaqur me vendimin, bëni të gjitha përpjekjet e nevojshme për apel dhe asnjëherë mos ndaloni së besuari në të vërtetën dhe së punuari për drejtësi”, ka deklaruar Kurti.
Kjo përgjigje u dha në kuadër të diskutimit për rindërtimin e shoqërive pas luftërave dhe rëndësinë e drejtësisë tranzicionale në sigurimin e paqes afatgjatë.
Në të njëjtin panel, Kurti foli edhe për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, nevojën për drejtësi për viktimat dhe rehabilitimin e tyre. /Telegrafi/



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.