☁️
Tiranë 8°C · Vranët 18 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,885 ▲ +0.5% ETH $2,421 ▼ -0.08% XRP $1.3003 ▼ -0.38% SOL $104.0300 ▼ -0.5%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
18 Tet 2026
Breaking
Serbia

Daçiç: Dënimi ndaj Thaçit, provë se UÇK-ja ishte organizatë kriminale dhe terroriste

Ministri i Brendshëm i Serbisë e ka quajtur dënimin e Thaçit dhe tre liderëve të tjerë të UÇK-së në Hagë "konfirmim të qartë, megjithëse të vonuar" se UÇK-ja ishte organizatë kriminale dhe terroriste.

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka reaguar pas dënimit të Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit para Dhomave të Specializuara në Hagë, duke e cilësuar atë si “konfirmim të qartë, megjithëse të vonuar” të asaj që, sipas tij, Serbia dhe populli serb e thonë me zë të lartë prej më shumë se një çerek shekulli — se e ashtuquajtura UÇK ishte organizatë kriminale dhe terroriste.

Sipas Daçiçit, vendimi përbën provë ligjore se udhëheqësit më të lartë politikë dhe ushtarakë të UÇK-së janë personalisht përgjegjës për mizoritë, vrasjet, rrëmbimet dhe torturat brutale “të popullit tonë në Kosovë e Metohi”.

Ai shtoi se me këtë vendim, para syve të opinionit botëror u rrëzua përfundimisht, siç u shpreh, “narrativa e rreme, e ndërtuar prej dekadash, për disa ‘heronj kombëtarë’ dhe ‘luftë të drejtë çlirimtare'”.

Daçiç kritikoi gjithashtu faktin që dhoma gjyqësore hodhi poshtë pikat e akuzës për krime kundër njerëzimit, duke e quajtur këtë “manevër skandaloze politike” dhe “fyerje të drejtpërdrejtë për të gjitha viktimat e pafajshme”. Sipas tij, ky “shkurtim ligjor i aktakuzës” është përpjekje frikacake e drejtësisë ndërkombëtare për të zvogëluar përmasat e vuajtjeve të popullit serb dhe për t’u fshehur, siç u shpreh ai, nga “plani i qartë, sistematik dhe monstruoz i spastrimit të plotë etnik dhe zhdukjes së ekzistencës serbe në Kosovë”.

Në fund, ministri serb tha se dënimet e shqiptuara mund të jenë të larta, por nuk mund të jenë kurrë në përpjesëtim me dhimbjen e familjeve që ende kërkojnë të afërmit e tyre.

Burimi: Serbian News Media

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.