☀️
Tiranë 25°C · Kthjellët 02 Tetor 2026
S&P 500 7,713 ▲0.61%
DOW 51,007 ▲0.16%
NASDAQ 27,174 ▲1.13%
NAFTA 89.84 ▼3.26%
ARI 4,179 ▼0.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028
₿ CRYPTO
BTC $85,542 ▲ +1.55% ETH $2,703 ▲ +0.31% XRP $1.5122 ▲ +1.48% SOL $120.0100 ▲ +1.82%
S&P 500 7,713 ▲0.61 % DOW 51,007 ▲0.16 % NASDAQ 27,174 ▲1.13 % NAFTA 89.84 ▼3.26 % ARI 4,179 ▼0.55 % S&P 500 7,713 ▲0.61 % DOW 51,007 ▲0.16 % NASDAQ 27,174 ▲1.13 % NAFTA 89.84 ▼3.26 % ARI 4,179 ▼0.55 %
EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028
02 Tet 2026
Breaking
Kronika

Dalin detaje të reja nga arrestimi i këngëtarit fierak, Erind Xhaferi u procedua edhe dy vite më parë për ngacmim seksual!

Një tjetër detaj është mësuar lidhur me këngëtarin fierak Erind Xhaferi, i cili u arrestua nga Policia e Fierit, pas një denoncimi për përndjekje të dyshuar të vajzave të mitura dhe kryerje të veprimeve të turpshme ndaj tyre.

Mësohet se Xhaferi është proceduar edhe rreth dy vite më parë, pas një denoncimi për një rast të dyshuar të ngacmimit seksual.

Sipas të dhënave paraprake, në atë kohë ndaj tij nuk është vendosur arrestimi, ndërsa çështja është ndjekur në gjendje të lirë.

Ndërkohë, në rastin e fundit, Policia e Fierit ka ndërhyrë pas një telefonate të bërë nga disa vajza në sallën operative, duke raportuar rastin e dyshuar.

Pas marrjes së informacionit, shërbimet e Policisë kryen verifikimet në terren dhe organizuan veprimet operacionale për dokumentimin e ngjarjes.

Në vijim, Erind Xhaferi u ndalua dhe u shoqërua në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, ku vijuan veprimet procedurale.

Sipas informacioneve paraprake, ndaj tij është ngritur dyshimi për veprën penale të parashikuar nga neni 108 i Kodit Penal, “Vepra të turpshme”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.