☀️
Tiranë 23°C · Kthjellët 04 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 91.11 ▼1.9%
ARI 4,162 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031
₿ CRYPTO
BTC $85,132 ▲ +0.64% ETH $2,702 ▲ +0.81% XRP $1.4975 ▲ +1.01% SOL $121.1100 ▲ +1.59%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031
04 Tet 2026
Breaking
roze

Dara, artistja e parë bullgare që hyn në Billboard

Pas triumfit në Eurovision, Dara u bë artistja e parë nga Bullgaria që hyn në klasifikimin Billboard Global 200.

Kënga e saj “Bangaranga”, me të cilën fitoi konkursin duke grumbulluar 516 pikë dhe që mban gjithashtu firmën e kompozitorit grek Dimitris Kontopoulos, debutoi këtë javë në chart-in global të streaming-ut, duke konfirmuar suksesin e saj ndërkombëtar.

Dara u rendit në vendin e 90-të në listën e artistëve më të njohur në botë, në më shumë se 200 vende. Ajo e festoi arritjen me entuziazëm në rrjetet sociale, duke publikuar video ku kërcen mbi divan dhe bën dolli para kamerës.

Çfarë do të thotë “Bangaranga”

Pavarësisht suksesit të këngës, shumë njerëz mund të mos e dinë ende kuptimin e fjalës “Bangaranga”.

“Është ndjesia se gjithçka do të shkojë mirë, se gjithçka është e mundur. Unë luftoj me ankthin dhe një gjë që më ndihmoi ishte biseda me veten time, duke pyetur: ‘Cila është vlera jote?’ Dhe kuptova se të jesh vetvetja dhe të mbetesh autentik është gjëja më e fuqishme. Gjithashtu të jesh i guximshëm, të zgjedhësh stilin tënd. Mendoj se kjo ndjenjë mund të zgjohet te kushdo nëse thotë: ‘Nuk e bëj për t’u pranuar nga të tjerët, e bëj sepse kjo jam unë’”, u shpreh Dara për kuptimin e këngës.

Kush është Dara

Këngëtare dhe kompozitore, 27 vjeçe, por rrugëtimi i saj artistik nis që në fëmijëri.

Me prejardhje nga Varna, një qytet në bregdetin e Detit të Zi, Darina (emri i saj i vërtetë, Dara emri artistik) është rritur me muzikën në mënyrë obsesive. Ka ndjekur Shkollën Kombëtare të Arteve në Varna, ku u specializua për këndimin folklorik, gjë kjo që mund të habisë pas performancës “Bangaranga”.

Vetëm në moshën 16-vjeçare, Dara u rendit e treta në “X Factor”-in bullgar dhe nënshkroi kontratë me një kompanitë më të mëdha në vend e që atëhere ka publikuar këngë të shumta. Ajo ka qenë një nga mentoret e “The Voice of Bulgaria” dhe vitin e kaluar ka publikuar albumin e saj “ADHDARA”. Pas emërtimit të këtij albumi ka dhe një historik, pasi ajo është diagnostikuar me ADHD. Albumi ka të bëjë me zotërimin e çdo pjese kontradiktore të jetës: kaosin, ndjeshmërinë, zjarrin…

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.