☁️
Tiranë 16°C · Vranët 15 April 2026
S&P 500 6,967 ▲1.18%
DOW 48,536 ▲0.66%
NASDAQ 23,639 ▲1.96%
NAFTA 90.55 ▼0.8%
ARI 4,839 ▼0.23%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
₿ CRYPTO
BTC $73,976 ▼ -0.59% ETH $2,316 ▼ -2.2% XRP $1.3559 ▼ -0.91% SOL $82.9700 ▼ -3.17%
S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 90.55 ▼0.8 % ARI 4,839 ▼0.23 % S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 90.55 ▼0.8 % ARI 4,839 ▼0.23 %
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
15 Apr 2026
Breaking
Politika

“Darka e duhur’ e kreut të bashkisë së Lezhës me Kryeministrin

Reforma e ujit që do të nis zbatimin nga fillimi i muajit shkurt në të gjithë vendin po mbështetet jo vetëm nga krerët e pushtetit vendor të majtë, por edhe ata të djathë.

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj duke marrë fjalën në bashkëbisedimin me përfaqësues të pushtetit vendor që Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot në Shëngjin, theksoi se Bashkia e Lezhës do të mbështesë qeverinë në reformën e ujit.

Sipas Frrokajt, reforma e ujit si të gjitha reformat mund të kenë impakt te qytetarët në momentin që ato nisin implementimin, por shërbejnë për shtrimin e shinave që shteti të funksionojë bazuar mbi ligjet në fuqi.

Kreu i bashkisë Lezhë, i cili i përket krahut politik të djathtë që është në opozitë, po ashtu premtoi se do të bashkëpunonte me qeverinë, pasi kjo i shërbente rritjes së mirëqenies së qytetarëve të zonës.

Frrokaj komentoi edhe darkën e zhvilluar një natë më parë në Kryeministrin të cilën e cilësoi si jo të gabuarën, madje shkoi më tej duke thënë se ishte darka e duhur, e konsumuar në kohën e duhur.

“Isha mbrëmë në një darkë me Kryeministrin. Një autor ka bërë një shkrim të titulluar “darka e gabuar”, por më duhet ta them sot publikisht se nuk ishte ‘darka e gabuar’, por ishte në kohën e duhur e në vendin e duhur”, deklaroi Frrokaj.

Sipas tij, pavarësisht se politikisht me kryeministrin kishte pozicione të kundërta, sërish bashkëpunimi duhet të vijojë në interes të qytetarëve, pasi është kryeministri i tij dhe i vendit të tij.

“U diskutua shumë mirë. Nuk kisha ndërmend t’i prekja si tema ato të cilat u diskutuan një natë më parë në darkën me Kryeministrin, pasi dihet që darka ka gjithmonë një dozë ekstaze më të madhe se sa duhet. Por, fakti që kryeministri pranoi sot publikisht se Lezha ka vëmendjen e qeverisë për të paktën dy investime, më bën të besoj. Nëse investimet realizohen unë do t’a falënderoj atë”, komentoi kreu i bashkisë së Lezhës.

Kreu i bashkisë së Lezhës i kërkoi kryeministrit, po ashtu edhe zgjidhjen e problemit të studimit urbanistik, pasi sipas tij, ky ngërç prej tre vitesh po bllokon investimet dhe realizimin e të ardhurave.

Ai komentoi edhe protestën e një ditë më parë të banorëve të zonës së Torovicës, për të cilën tha se mund ta ndalonte, por nuk kishte ndërhyrë, pasi e kishte gjykuar si të drejtë.

“Mbase kisha forcë të ndaloja protestën e banorëve të Torovicës, por nuk e bëra, pasi ata kishin të drejtë në atë që kërkonin dhe kjo është edhe ajo për të cilën ne u dakordësuam edhe në ‘darkën jo të gabuar’ të një nate më parë. Shpresoj që ai aks rrugor, për të cilin banorët protestuan, të bëhet realitet”, tha ai.

Në përfundim të fjalës së tij, Frrokaj deklaroi se do të ishte i pranishëm në protestën që opozita ka paralajmëruar në 27 janar, pjesëmarrje e cila nuk do të ndikojë, sipas tij në bashkëpunimin me kryeministrin, që sipas tij, ka nisur mbarë me vitin e Skënderbeut e që pret të vijojë edhe për projekte të tjera.

“Ky është një fillim i mbarë i marrëdhënieve tona z. Kryeministër dhe shpresoj që bashkëpunimi ynë të vijojë në investime të tjera në të gjitha fushat. Ju garantoj se bashkia dhe unë në krye të saj, nuk do të jemi nihilist në politikë. Pavarësisht kësaj, do të jem në protestën e 27 janarit bashkë me partinë time”, deklaroi Frrokaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.