“Dea Open Air 2026” me 40 filma, Mirela Oktrova: Festivali ruan gjeografinë botërore, fokusohet te përmbajtja dhe…
Një program me 40 filma nga 25 vende të botës, këtë vit nëfestivalin ndërkombëtar të filmit “Dea Open Air”, që shënon edicionin e 13-të. Me një përzgjedhje filmash nga vende të ndryshme të botës dhe një program që ndërthur konkurrimin, shfaqjet dhe aktivitete të tjera, festivali “Dea Open Air” vjenkëtë qershor si një nga ngjarjet e rëndësishme të jetës artistike dhe kulturore në Tiranë.
Edicioni i trembëdhjetë i festivalit, i cili do të zhvillohet në datat 1 deri më 5 qershor, vijon traditën e tij si një platformë ndërkombëtare e dedikuar kinemasë autoriale, dialogut kulturor dhe promovimit të autorëve të rinj në hapësirën europiane dhe më gjerë.
Programi i këtij viti sjell një panoramë të gjerë të kinemasë bashkëkohore ndërkombëtare, ku ndërthuren drama sociale, temat identitare, raporti i individit me kujtesën, transformimet e shoqërive moderne, migrimi, vetmia urbane dhe kërkimi për liri personale në realitete të ndryshme kulturore. Një ditë më parë organizatorët e festivalit ndanëdetajet për këtë edicion.
Në fjalën e saj ndër të tjera drejtoresha artistike, Mirela Oktrova tha se festivali ruan gjeografinë e tij botërore, duke përfshirë pothuajse të gjitha kontinentet, nga Kina e Kirgistani, deri në Europë dhe SHBA. “Festivali “DeaOpen Air” mbetet festival i përmbajtjes.
Fokusi ynë është te përmbajtja dhe për këtë arsye edhe spektri i pjesëmarrësve apo i shqetësimeve të pjesëmarrësve është shumë i gjerë.
Jemi sërish edhe sivjet me autorë, të cilët fokusohen në tema universale, por edhe te sfidat që shoqëria ka kaluar, por dhe po vazhdon të kalojë. Kemi sivjet një shpërndarje të jashtëzakonshme gjeografike.
Festivali e ruan gjeografinë e tij botërore, jo thjesht europiane, pra janë të pranishëm pothuajse të gjitha kontinentet”, u shpreh Mirela Oktrova një ditë më parë gjatëkonferencës për mediat për festivalin këtë vit. Ndërsa drejtori i “Dea Open Air”, Edmond Topi ndër të tjera tha se festivali synon të rikthejë spektatorin në kinema. “
Ky festival tenton të kontribuojë në një vend ku nuk kemi rrjet kinemash, por edhe për faktin se qëllimi është kthimi i spektatorit në kinema, dhe jo vetëm prezantimi i filmave. Kinemaja të bën të mendosh, të emocionon…”, u shpreh ai. Për Genc Përmetin drejtor artistik i filmit me metrazh të gjatë në festival, edicioni i 13-të i “DeaOpen Air” i është dedikuar krijimtarisë artistike pa kaluar në kompromis.
“Për këtë arsye, 7 filmat që do të jenë në konkurrim zyrtar janë filma, të cilët kanë një qëndrim autorial”, u shpreh ai.“Dea Open Air” vjen këtë vit me moton “Qiell i hapur. Mendje të hapura!”.
Programi me filmat
Në seksionin e filmit me metrazh të gjatë konkurrojnë filmat: “Debati” me regji të Nikolai Geffele (Holandë, 2025), “Gülizar” me regji të Belkıs Bayrak (Turqi, 2025), “Të përzgjedhurit” me regji të Ëojciech Noëak (Poloni, 2024), “Verë pa orë” me regji të Yan Kunao (Kinë/Hong Kong/SHBA, 2025), “Mozaik” me regji të ErkeDzhumakmatova dhe Emil Atageldiev (Kirgistan, 2025), “Hera e Tretë” me regji të Gianni Aureli (Itali, 2025) dhe “Unik” me regji të Alberto Gastesi (Spanjë/Finlandë, 2025).
Ndërsa programi i filmit të shkurtër përqendrohet te format e reja të rrëfimit dhe fuqia sintetike e kinemasë së shkurtër për të trajtuar çështje të identitetit, izolimit, traumës sociale, kujtesës dhe marrëdhënieve njerëzore. Filmat e përzgjedhur vijnë nga Evropa, Azia dhe Amerika Latine dhe pasqyrojnë një larmi qasjesh stilistike, nga realizmi intim dhe drama sociale deri te eksperimentimi vizual dhe narrativ.
Sa i takon programit të filmit studentor, ai sjell në fokus energjinë krijuese të autorëve të rinj dhe kërkimin e tyre artistik mbi temat e brezit bashkëkohor.
Festivali gjithashtu pasuron skenën kulturore vendase dhe krijon mundësi takimi mes artistëve, studentëve dhe publikut, duke nxitur dialogun kulturor dhe shkëmbimin e përvojave artistike.




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.