☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 07 July 2026
S&P 500 7,537 ▲0.72%
DOW 53,056 ▲0.29%
NASDAQ 26,121 ▲1.12%
NAFTA 68.78 ▲0.34%
ARI 4,187 ▲0.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1437 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 93.9209 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3491 EUR/TRY 53.5560 EUR/JPY 184.59 EUR/CAD 1.6244 EUR/USD 1.1437 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 93.9209 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3491 EUR/TRY 53.5560 EUR/JPY 184.59 EUR/CAD 1.6244
₿ CRYPTO
BTC $64,416 ▲ +2.18% ETH $1,814 ▲ +1.63% XRP $1.1539 ▲ +0.97% SOL $82.8000 ▲ +1.3%
S&P 500 7,537 ▲0.72 % DOW 53,056 ▲0.29 % NASDAQ 26,121 ▲1.12 % NAFTA 68.78 ▲0.34 % ARI 4,187 ▲0.48 % S&P 500 7,537 ▲0.72 % DOW 53,056 ▲0.29 % NASDAQ 26,121 ▲1.12 % NAFTA 68.78 ▲0.34 % ARI 4,187 ▲0.48 %
EUR/USD 1.1437 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 93.9209 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3491 EUR/TRY 53.5560 EUR/JPY 184.59 EUR/CAD 1.6244 EUR/USD 1.1437 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 93.9209 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3491 EUR/TRY 53.5560 EUR/JPY 184.59 EUR/CAD 1.6244
07 Jul 2026
Breaking
Politika

Debat për protestat/ Analisti kritikon simbolin e arkivolit, Kalemaj i përgjigjet me shembuj nga Europa

Në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 analistët Arben Meçe dhe Ilir Kalemaj u përplasën rreth natyrës së protestave, duke u fokusuar veçanërisht në përdorimin e arkivoleve si simbol proteste.

Arben Meçe e konsideroi arkivolin si simbol të vdekjes dhe akuzoi disa protestues për falënderim të “vdekjes paqësore”.

Falënderonin, falënderonin vdekjen paqësore. Se pse kudo ku është arkivoli është vdekje?” – tha Meçe.

Ilir Kalemaj u përgjigj duke mbrojtur përdorimin simbolik të arkivoleve, duke iu referuar praktikave në vendet evropiane: “Po 20 shtete evropiane që kanë përdorur protesta me arkivole në mënyrë simbolike dhe metaforike: Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Italia, Greqia, Rumania, Bullgaria… dhe kanë qenë fermerë, kanë qenë studentë. Çfarë janë këta?”

Debati vijoi më tej kur Meçe foli për vandalizmin gjatë protestave, duke thënë se vandalët ishin të futur mes protestuesve paqësorë.

Ata vandalë që bënin shkatërrimin, unë thashë ishin të futur në mes të këtyre protestuesve që sot janë këtu,” u shpreh Meçe.

Kalemaj reagoi ndaj formulimit të Meçes: “Kush janë këtyre? Ç’është kjo gjuhë moniste, more burrë? Ç’është kjo gjuhë?”

Debati në studio:

Arben Meçe: Falënderonin, falënderonin vdekjen paqësore. Se pse kudo ku është arkivoli është vdekje?

Ilir Kalemaj: Po 20 shtete europiane, 20 shtete europiane që kanë përdorur protesta me arkivole në mënyrë simbolike dhe metaforike: Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Italia, Greqia, Rumania, Bullgaria… dhe kanë qenë fermerë, kanë qenë studentë. Çfarë janë këta?

Arben Meçe: Ata vandalë që bënin shkatërrimin unë thashë ishin të futur në mes të këtyre protestuesve që sot janë këtu.

Ilir Kalemaj: Kush janë këtyre? Ç’është kjo gjuhë moniste, more burrë? Ç’është kjo gjuhë?

Arben Meçe: Unë jam protestues paqësor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.