☁️
Tiranë 16°C · Vranët 19 May 2026
S&P 500 7,403 ▼0.07%
DOW 49,686 ▲0.32%
NASDAQ 26,091 ▼0.51%
NAFTA 103.61 ▼0.74%
ARI 4,551 ▼0.16%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1649 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.4003 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.1249 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6007 EUR/USD 1.1649 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.4003 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.1249 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6007
₿ CRYPTO
BTC $77,086 ▲ +0.32% ETH $2,140 ▲ +1.03% XRP $1.3869 ▼ -0.01% SOL $85.5500 ▲ +1.03%
S&P 500 7,403 ▼0.07 % DOW 49,686 ▲0.32 % NASDAQ 26,091 ▼0.51 % NAFTA 103.61 ▼0.74 % ARI 4,551 ▼0.16 % S&P 500 7,403 ▼0.07 % DOW 49,686 ▲0.32 % NASDAQ 26,091 ▼0.51 % NAFTA 103.61 ▼0.74 % ARI 4,551 ▼0.16 %
EUR/USD 1.1649 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.4003 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.1249 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6007 EUR/USD 1.1649 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.4003 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.1249 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6007
19 May 2026
Breaking
Politika

Deklarata e “fortë” e Tahirit për ambasadorin amerikan

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri tha mbrëmë në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan se kishte shumë respekt për ambasadorët në përgjithësi, pavarësisht eksperiencës personale me ta. Ai e quajti “të ekzagjeruar” deklaratën e ambasadorit amerikan Donald Lu se në vend ka 4 familje mafioze.
“Shqipëria nuk ka nevojë për ambasadorë që thonë se sa familje mafioze ka, por të japin ndihmë konkrete për zgjidhjen e problemit”.
Sipas Tahirit edhe ata janë njerëz janë me të mirat dhe të këqijat e tyre. Ai tha se nuk ka preferuar asnjëherë të jetë një lloji politikani që shtrihet përdhe para një ambasadori, apo t’i puthë dorën atij, pasi Shqipëria është një vend sovran me hallet e veta që kërkon t’i zgjidhë vetë.
“Kam shumë respekt për ambasadorët në tërësi, pavarësisht se i kam njohur ndryshe secili me të vetat, njerëz janë edhe ata. S’kam preferuar të jem lloji i politikanit që shtrihet barkas para një ambasadori, apo t’i puthja dorën ndonjë herë një ambasadori, kam menduar që Shqipëria është një shtet sovran që me hallet e veta, t’i zgjidhë vet e as kam pritur që të vijë një ambasador të na zgjidhi problemet që ne mund t’i zgjidhim vetë.
Në shtëpinë time s’ka asnjë burrë që vjen të zgjidhë problemet. S’ka nevojë Shqipëria për ambasadorë që tregojnë se sa familje apo klane mafioze ka, ia kam thënë ambasadorëve që atëherë s’me duhet mua fare kritika publike e një ambasadori, më duhet që kur të flasë për policinë të vijë të më japë një ndihmë konkrete. Megjithatë e vlerësoj ambasadorin amerikan për kurajën te pashoq për te denoncuar gjera” – tha Tahiri

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.