Tiranë 30°C · Pjesërisht vranët 03 June 2026
S&P 500 7,610 ▲0.13%
DOW 51,308 ▲0.45%
NASDAQ 27,094 ▲0.03%
NAFTA 96.33 ▲2.74%
ARI 4,477 ▼0.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
₿ CRYPTO
BTC $67,087 ▼ -3.42% ETH $1,878 ▼ -4.91% XRP $1.2405 ▼ -1.59% SOL $75.0900 ▼ -5.12%
S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 96.33 ▲2.74 % ARI 4,477 ▼0.96 % S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 96.33 ▲2.74 % ARI 4,477 ▼0.96 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
03 Jun 2026
Breaking
Politika

Dekorohet Tedi Papavrami, Rama: Performanca të jashtëzakonshme në Shqipëri dhe jashtë vendit – Tv Klan

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në 11 maj në ceremoninë e dekorimit të Tedi Papavramit me “Yllin e Oficerit të Urdhrit Suprem të Shqiponjës”, në emër të Presidentit të Republikës.

Rama deklaroi se Papavrami ka zhvilluar një nga përpjekjet më mbresëlënëse, duke pasur performanca të jashtëzakonshme në Shqipëri dhe jashtë vendit.

Kryeministri tha fjalët më pozitive për Papavramin, duke thënë se ai është një krijues, artist, aktor dhe mbi të gjitha njeri i mrekullueshëm.

“Je një bashkëkohës, që është privilegj për të gjithë ne që të kemi. Në këtë vend janë dhënë 30 vite e kusur tituj e dekorata për dasma e koncerte, ndonjëherë dhe pa arsye. Të jesh i sigurt se kjo e jotja nuk është ajo histori. Ti jeton në Francë prej shumë vitesh, e di se çfarë do të thotë të vishesh me kalorësinë e Republikës Franceze. Këtë kalorësi e ke merituar.

Shqipëria nuk e kishte pak kohë më parë këtë Urdhër Kalorësie, që ne e rilindëm si një urdhër suprem 100-vjeçar të Shqiponjës dhe ishte dëshira e detyrimi im dhe i presidentit që ti të renditeshe ndër të parët e kalorësve të këtij urdhri për virtuozitetin tënd dhe larminë pjellore të angazhimit tënd intelektual, shoqëror maksimalisht dinjitoz. Medaljet tona janë një proces shumë serioz balance.

Ti je një prani bujare të qenit në radhë të parë një njeri shembullor, që do të ishte gjëja që do të donte ta prekte çdokush që ëndërron madhështinë në skenë. Madhështia e ngre dhe më lart njezërllëkun tënd. Jam shumë krenar që i vendos Tedi Papavramit yllin e Urdhrit Suprem. Ky Urdhër është për Tedin aktor, Tedin njeri model për shoqërinë shqiptare dhe më gjerë, për Tedin fenomen, për Tedin në shtegtim dhe gjithmonë mes nesh. Tedi është një muzikant-njeri, nuk është një njeri me instrument. Bahu thotë se madhështia nuk qëndron tek objekti, por tek fryma. Kur Tedi e ka instrumentin në krahë, instrumenti luan vetë”, tha Rama.

Në fund, kryeministri shtoi se e konsideron veten me fat që e ka njohur Tedi Papavramin.

“Unë e konsideroj veten me fat që të njoh. Të kam parë duke u rritur këmbëngulës dhe i paepur. Jeta jote ka qenë këmbëngulje dhe vetëm këmbëngulje. Ti kishe një dashuri të përsosur si një marrëzi ndaj artit. Ylli që merr sot është një yll për shembullin më shumë sesa për karrierën, është një yll që tregon se mund të largohesh nga vendi, por vendi yt nuk të harron, mund të bëhesh një yll për botën, por mund të ndriçosh dhe vendin tënd. Ylli që merr ti sot është yll që ndriçon dhe për ata që historia i lë në prapaskenë. Më lejoni, që me urdhër të Presidentit, t’ju dekoroj Oficer me Urdhrin Suprem të Shqiponjës”, deklaroi Rama.

Tedi Papavrami tha se ndihet i emocionuar sot, me nderimin që ju bë.

“Sot në këtë ceremoni janë njerëzit më të afërm, më sjell ndërmend kujtimet e fëmijërisë. Janë miqtë e mi në fëmijëri. Një person nga fëmijëria ke qenë dhe vetë ti Edi. Të mbaj mend që ishe shembull për ne, ishe një mbrojtës ndaj nesh, që ishin më të vegjël. Pavarësisht gjithçkaje, unë nuk e kam harruar Shqipërinë. Ju mbetet thjesht t’ju falënderoj, i dashur Edi, zoti kryeministër. Faleminderit shumë që erdhët në këtë moment të veçantë për mua”, u shpreh Papavrami.  

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.