☁️
Tiranë 14°C · Vranët 24 Shtator 2026
S&P 500 7,704 ▼0.02%
DOW 51,350 ▼0.31%
NASDAQ 26,939 ▲0.01%
NAFTA 95.22 ▲3.32%
ARI 4,307 ▼0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056 EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056
₿ CRYPTO
BTC $84,250 ▼ -0.13% ETH $2,687 ▲ +0.49% XRP $1.5283 ▲ +2.46% SOL $116.8600 ▲ +2.14%
S&P 500 7,704 ▼0.02 % DOW 51,350 ▼0.31 % NASDAQ 26,939 ▲0.01 % NAFTA 95.22 ▲3.32 % ARI 4,307 ▼0.26 % S&P 500 7,704 ▼0.02 % DOW 51,350 ▼0.31 % NASDAQ 26,939 ▲0.01 % NAFTA 95.22 ▲3.32 % ARI 4,307 ▼0.26 %
EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056 EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056
24 Sht 2026
Breaking
Politika

“Dëm i madh në shtet”, Xhavit Shala: Punonjësit e SHISH të habitur. Si nuk e kuptoi Hyseni që po përgjohej?!

Eksperti i sigurisë Xhavit Shala duke komentuar rastin e Vlora Hysenit, e cila ndër të tjera dyshohet për nxjerrje të sekretit shtetëror ndërsa drejtonte SHISH-in, thekson se dëmi që i ka shkaktuar shtetit shqiptar është i madh.

I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli, Shala vë në dukje se humbja e besimit ka rëndësi të jashtëzakonshme në raport me partnerët.

“Dëmi që i ka shkaktuar shtetit, humbja e besimit nga shërbimet partnere. Besimi ka rëndësi të jashtëzakonshme. Nëse humbet besimin e partnerëve është një rrezik i madh për sigurinë kombëtare. Të ndajmë Vlorën nga shërbimi. Shërbimi ka qindra persona, ka njerëz me integritet, ka njerëz që kanë luftuar terrorizmin, që janë ballafaquar me struktura të shërbimeve partnere, kanë pasur rezultate. Kanë bërë operacione spektakolare me CIA-n që s’i kishin bërë me asnjë shërbim tjetër”, tha Shala.

Ky i fundit vuri në dukje se shumë punonjës të SHISH janë të habitur se si shefja e shërbimit informativ nuk e kuptoi që po përgjohej.

“Duhet sa më shpejt të rikuperohet gjendja. Mua s’më intereson fare fati i Vlora Hysenit, ta them sinqerisht. Kam komunikuar edhe me punonjës dhe ndihen jashtëzakonisht të shqetësuar dhe si të tradhtuar. Disa edhe nuk e besojnë, si ka mundësi një shefe shërbimi të bjerë…Këto veprime s’i bën dikush që është në nivel nën mesatar, që të shkruajë, të chatojë…Dikush u ka dhënë garanci atyre”, u shpreh ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.