☁️
Tiranë 13°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,891 ▲ +0.6% ETH $2,267 ▲ +0.92% XRP $1.2519 ▲ +0.28% SOL $95.4300 ▼ -0.58%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Kosova

Nasim Haradinaj nga protesta: I ftojmë nga kryeministri deri te kryeparlamentari të vijnë e të japin përgjigje

Nasim Haradinaj ka bërë thirrje për përgjegjësi dhe sqarime nga udhëheqësit institucionalë, duke kërkuar që ata të dalin përpara protestuesve dhe të shpjegojnë veprimet e tyre.

Haradinaj tha se qëllimi i protestuesve nuk është të shtyjnë apo të përplasen me askënd, por të marrin përgjigje nga përfaqësuesit që kanë marrë besimin e qytetarëve.

“Se kemi në plan me bo problem këtu. Na i ftojmë nga kryeministri deri te kryeparlamentari që i kemi dhënë besim të vijnë e të na japin përgjigje se çka po bëjnë. Kurrkush s’e ka në mend me shty askënd”, ka thënë Haradinaj.

Sipas tij, kërkesa kryesore e protestuesve është që udhëheqësit të jenë të pranishëm dhe të japin sqarime lidhur me veprimet e tyre.

“Kërkesa e protestuesve është që të vijnë udhëheqësit e të na tregojnë se çka po bëjmë”, është shprehur ai.

Haradinaj gjithashtu u ka bërë thirrje qytetarëve që të kërkojnë llogari nga deputetët për të cilët kanë votuar, duke theksuar përgjegjësinë e përfaqësuesve politikë ndaj votuesve.

“Secili në secilën parti që ka votu, le ta lypë deputetin e vet dhe të kërkon llogari”, ka deklaruar Haradinaj. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.