🌤️
Tiranë 26°C · Kryesisht kthjellët 16 Shtator 2026
S&P 500 7,619 ▲0.44%
DOW 52,121 ▲0.05%
NASDAQ 26,193 ▲0.82%
NAFTA 102.59 ▼3.06%
ARI 4,393 ▲1.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $75,816 ▼ -0.98% ETH $2,395 ▼ -1.35% XRP $1.2663 ▼ -8.95% SOL $97.1400 ▼ -2.36%
S&P 500 7,619 ▲0.44 % DOW 52,121 ▲0.05 % NASDAQ 26,193 ▲0.82 % NAFTA 102.59 ▼3.06 % ARI 4,393 ▲1.38 % S&P 500 7,619 ▲0.44 % DOW 52,121 ▲0.05 % NASDAQ 26,193 ▲0.82 % NAFTA 102.59 ▼3.06 % ARI 4,393 ▲1.38 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060
16 Sht 2026
Breaking
Bota

MINSK – Lukashenko liron 25 të burgosur, ndërsa SHBA-ja lehtëson sanksionet ndaj Bjellorusisë

MINSK, 16 shtator /ATSH-DPA/- Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko ka liruar 25 të burgosur, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të heqin sanksionet ndaj dy kompanive bjelloruse.

Lajmi u bë i ditur sot nga negociatori amerikan John Coale, pas bisedimeve në Minsk.

Coale njoftoi në rrjetin social X se 25 të burgosur janë liruar dhe falënderoi Lukashenkon për këtë vendim.

Ai tha se SHBA-ja do të vazhdojë përpjekjet për përmirësimin e marrëdhënieve me Bjellorusinë dhe për lirimin e personave të tjerë të burgosur.

Në një deklaratë të transmetuar nga televizioni shtetëror bjellorus, Coale tha se SHBA-ja do të heqë sanksionet ndaj dy kompanive bjelloruse.

Sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj Bjellorusisë do të vazhdojnë të jenë në fuqi.

Udhëheqësja e opozitës bjelloruse, Sviatlana Tsikhanouskaya, falënderoi SHBA-në për atë që e cilësoi si një përpjekje humanitare.

Ajo tha se çdo person i liruar është një fitore dhe se përpjekjet duhet të vazhdojnë derisa të lirohen të gjithë të burgosurit politikë.

Tsikhanouskaya tha gjithashtu se opozita bjelloruse, që ndodhet jashtë vendit, do të ndihmojë personat që janë larguar nga Bjellorusia për të rifilluar jetën jashtë vendit pas viteve të kaluara në burg.

Bashkëshorti i saj, Sergei Tsikhanouski u lirua më herët, në kuadër të një marrëveshjeje për lirimin e të burgosurve.

John Coale ka ndihmuar disa herë në muajt e fundit, në negociatat për lirimin e të burgosurve politikë, përfshirë edhe figura të njohura politike.

Edhe presidenti amerikan Donald Trump falënderoi Lukashenkon.

Më herët, në kuadër të përpjekjeve për përmirësimin e marrëdhënieve, SHBA-ja hoqi sanksionet ndaj Belaruskali, një kompani e rëndësishme bjelloruse që prodhon plehra kimike për bujqësinë.

Aktivistët për të drejtat e njeriut në Bjellorusi vlerësojnë se në vend mund të ketë deri në 1 400 të burgosur politikë.

Lukashenko është një nga aleatët më të afërt të presidentit rus Vladimir Putin.

Në vitin 2022, ai lejoi që territori i Bjellorusisë të përdorej nga forcat ruse, për nisjen dhe mbështetjen e pushtimit të Ukrainës. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.