☁️
Tiranë 13°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,891 ▲ +0.6% ETH $2,267 ▲ +0.92% XRP $1.2519 ▲ +0.28% SOL $95.4300 ▼ -0.58%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Bota

Burri më i moshuar në Evropë ndërron jetë në jug të Italisë në moshën 112-vjeçare

ROMË, 16 shtator /ATSH-DPA/- Vitantonio Lovallo, i konsideruar burri më i moshuar në Evropë, ka ndërruar jetë në moshën 112-vjeçare.

Lajmi u bë i ditur sot nga autoritetet e qytetit Avigliano, në rajonin jugor italian të Bazilikatës.

Lovallo ishte një ish-bari dhe fermer, i cili jetonte në Bazilikatë, në lindje të Napolit.

Ai lindi në mars të vitit 1914, vetëm disa muaj para fillimit të Luftës së Parë Botërore.

Edhe pasi kishte kaluar moshën 100 vjeç, Lovallo, i njohur me nofkën “Ziton”, vazhdonte të kujdesej vetë për vreshtin e tij.

“Avigliano ka humbur sot një pjesë të historisë së tij. Ziton ishte njëri prej nesh”, shkroi në “Facebook” kryetari i bashkisë së Aviglianos, Giuseppe Mecca.

Bashkëshortja e Lovallo ndërroi jetë disa vite më parë. Çifti kishte katër fëmijë.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Lovallo fillimisht shërbeu në front, në zonën ku zhvilloheshin luftimet.

Sipas medieve italiane, nga viti 1943 deri në vitin 1945 ai u mbajt rob lufte në Gjermani, pasi ishte kapur gjatë konfliktit.

Sipas listës së përditësuar nga Grupi i Kërkimeve mbi Gerontologjinë, një organizatë që mbledh dhe verifikon të dhëna për njerëzit që kanë arritur mosha shumë të mëdha, burri më i moshuar në Evropë është tashmë portugezi Joaquim Varela, 111 vjeç.

Megjithatë, në renditjen e përgjithshme të njerëzve më të moshuar në Evropë, Varela ndodhet në vendin e 32-të, pas 31 grave.

E njëjta listë raporton se personi më i moshuar në Evropë dhe në botë, është britanikja Ethel Caterham, 117 vjeçe. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.