🌤️
Tiranë 11°C · Kryesisht kthjellët 18 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,700 ▲ +0.11% ETH $2,412 ▼ -0.81% XRP $1.2971 ▼ -1.02% SOL $103.5600 ▼ -1.27%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
18 Tet 2026
Breaking
Kosova

Deputetja e LVV, Kollçaku: Po bëjmë çdo përpjekje për të shmangur zgjedhjet e reja në Kosovë!

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku, e ftuar në një studio televizive, ka folur mbi ngërçin institucional në Kosovë, pas mungesës së një marrëveshjeje mes forcave politike për zgjedhjen e presidentit, situatë që rrezikon ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të reja parlamentare.

Kollçaku u shpreh se kanë mbetur pak ditë në dispozicion, por sipas saj, Lëvizja Vetëvendosje është duke bërë çdo përpjekje për të shmangur një skenar të tillë. Ajo theksoi se zgjedhjet nuk janë zgjidhja e problemit në këtë moment.

“Po bëjmë çdo gjë që të evitojmë këto zgjedhje, të cilat i konsiderojmë të panevojshme. Janë bërë të gjitha përpjekjet dhe do të vijojnë përpjekjet për të gjetur një zgjidhje”, u shpreh ajo.

Duke komentuar qëndrimin e opozitës, Kollçaku tha se kërkesa për një marrëveshje politike është adresuar tashmë nga kryeministri Albin Kurti, ndërsa përgjigjja, sipas saj, është bërë publike.

Ajo ngriti pikëpyetje mbi arsyet pse opozita do të preferonte zgjedhje të reja në këtë moment, duke kujtuar se vendi zhvilloi zgjedhje edhe vitin e kaluar, të cilat sipas saj nuk prodhuan rezultate të favorshme për opozitën.

“Ne nuk jemi të interesuar ta çojmë vendin në zgjedhje. Duhet të vazhdojmë përpjekjet për të gjetur një zgjidhje, sepse nuk është e qartë pse dikush do të parapëlqente zgjedhje të reja në këtë situatë”, deklaroi Kollçaku.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.