☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 99.93 ▲0.03%
ARI 4,074 ▼0.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,939 ▲ +1.18% ETH $2,350 ▲ +1.69% XRP $1.3236 ▲ +2.41% SOL $101.3100 ▲ +0.95%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 99.93 ▲0.03 % ARI 4,074 ▼0.01 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 99.93 ▲0.03 % ARI 4,074 ▼0.01 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
28 Tet 2026
Breaking
Politika

Deputetja e PS: Jemi në rrugën e duhur për një urë komunikimi mes qeverisë dhe protestuesve

Deputetja e PS, Romina Kuko ka komentuar në një lidhje për Report Tv, se pamjet me arkivolin në bulevard e kthejnë Shqipërinë pas në një kohë që nuk ekziston më.

Ajo u shpreh se në protestë ka një pjesë qytetarësh që kanë kërkesa të drejta dhe se po kirjohet Rruga e duhur për një urë komunikimi me qeverisë dhe protestuesve.

“Unë mendoj që protesta e ka ndarë vetë se cila është ajo pjesë legjitime që ka kërkesa të drejta dhe ajo që të çon në akte dhune. Nuk është fare e vështirë t’i dallosh ata që duhet të kthejnë remishencat e një kohe që nuk ekziston më. Kushdo që distancohet nga pamjet si ato të shtatorit të 1998-ës në kujtesën e njerëzve, është në nderin e tyre. Shqipëria është një vend që ka vuajtur nga dhuna politike dhe ndaj nuk është vendi për të bërë teatër”, tha ajo.

Kuko, pa hyrë në detaje të hollësishme, shtoi se ka një sinjal të mundshëm për një dialog mes qeverisë dhe protestuesve.

“Ne e dimë shumë mirë që të kesh protestues në shesh është shenjë demokracie, dhe këtë e shohim në çdo vend të Europës. Por ne duhet ta ndajmë një protestë legjitime dhe një protestë me aktorë që duan që ta marrin peng atë. Kjo protestë ka krijuar një konflikt social dhe për këtë duhet të jemi koshient. Tani duhet të ndajmë pjesën e zhurmës dhe ata që duan një zgjidhje reale. Mendoj se jemi në rrugën e duhur për një urë komunikimi mes qeverisë dhe protestuesve”, tha ajo.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.