Rajoni

Der Spiegel: Alarm terrori në Ballkan, veçanërisht në Kosovë

ccccGazeta më e madhe e Europës, Der Spiegel, ka shkruar një artikull për rrezikun e rritjes së terrorit në vendet Ballkanike duke e nisur me arrestimin e katër ekstremistëve në Kosovë, që përgatisnin sulm ndaj Manastirit të Deçanit. Sulmi i pretenduar u parandalua falë intervenimit të shpejtë të autoriteteve të policisë së Kosovës. Në vijim keni shkrimin e Keno Verseck, të sjellur ekzkluzivisht nga Bota sot

Më vonë sulmuesit e Manastirit lindor të Kosovës, ju bastisën shtëpitë ku ju gjetën sasi e materialeve dhe video-incizimeve të ISIS, përcjell Bota sot. Ata duhet të kenë kryer edhe më parë sulme ndaj serbëve, ndërsa arrestimi u bë edhe me ndërmjetësimin e forcave të KFOR-it.

Kjo nuk është hera e parë që terroristët xhihadistë arrestohen në Kosovë. Në qershor të vitit të kaluar, autoritetet policore arrestuan pesë të dyshuar që tentuan të helmojnë tubacionet që e çonin ujin në Prishtinë. Në nëntor, tre xhihadistë u arrestuan në kufirin mes Maqedonisë dhe Kosovës. Edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga paralajmëroi rrezikun e terrorit në vendin e saj.

Kosova është me e prekur nga terrori. Nga 700 luftëtarë ballkanikë që luftojnë në Siri, gjysma janë nga Kosova. Autoritetet thonë se rreth 120 janë rikthyer në vend, por problemin e terrorit e kanë edhe vendet si Bosnja, që vitin e kaluar përgatitën dy sulme. Muajit e fundit në Europën Juglindore janë arrestuar disa persona të lidhur me xhihadistët.

“Rreziku ekzsiton dhe është shumë i madh, mbi të gjitha, nëse kthehen luftëtarët nga Siria,” thotë analisti politik Naim Rashiti nga “Balkans Policy Research Group”.

Edhe Dunja Larise, eksperte nga “Vienna Institute for Advanced Studies”, thotë, se mediat perëndimore shkruajnë shumë pak për problemin. “Europa Juglindore njihet si në zgrip të Europës, andaj edhe nuk përbën lajm për mediat perëndimore.”

Policia teknikisht e dobët

Lajmi për rrezikun e ka dhënë edhe Europoli në mes të janarit, kjo pasi territoret e Ballkanit perëndimor nuk janë vetëm vende që prodhojnë xhihadistë jashtë shteteve të tyre, por edhe që rikthejnë. Përveç Bosnjës dhe Kosovës, e prekur është edhe Shqipëria, pasi në të shumtën e rasteve, policia në këto vende është teknikisht e dobët.

Kjo e ndihmuar edhe nga varfëria dhe papunësia. “Regjioni është i prekur nga papunësia, ndër më të mëdhatë në botë,” thotë politologu Vedran Dzihic nga Universiteti i Vjenës. Kjo sipas tij, i shtyn të rinjtë drejt radikalizimit dhe ekstremizmit.

Gjithashtu nga shpërbërja e Jugosllavisë dhe anarkia shqiptare, 1997, një arsenal i madh i armëve ranë në duart e mafiave. Kalashnikovë në tregun e zi mund të blihet për 300 deri në 500 euro.

“Ballkani perëndimor injoron tregun e zi të armëve”

Disa nga armët e sulmuesve të Parisit, 13 nëntor vinin nga Ballkani. Pak para saj, u arrestua në Mynhen, malazezi, Vlatko V., i cili e kishte mbushur deng veturën me eksploziv, pistoleta, granata, dhe mjete shpërthyese, TNT, që do ua transpontonte më pasë terroristëve.

Shumë nga armët e prodhuara nga Serbia dhe Bullgaria ndodhet sot të eksportuara në Irak dhe Siri te grupet e ISIS. Prej 2002 ndodhet një organizatë ndërkombëtare SEESAC, me qendër në Beograd, që ka për qëllim të luftojë tregun e zi të armëve, por deri tani pa sukses.

“Shumë vende të Ballkanit perëndimor injorojnë problemin e armëve ilegale dhe ndodhjen e tyre në tregun e zi,” thotë Naim Rashiti. “Në shumicën e rasteve shkojnë sot armët dhe ekstremistët prej Ballkanit drej Sirisë, por ne duhet të shqetësohemi për kohën, kur këto përbërës do rikthejnë përsëri në vendin e origjinës”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button