🌤️
Tiranë 33°C · Kryesisht kthjellët 09 August 2026
S&P 500 7,758 ▲0.62%
DOW 54,037 ▲0.28%
NASDAQ 26,691 ▲1.3%
NAFTA 78.18 ▲1.15%
ARI 4,400 ▲2.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122
₿ CRYPTO
BTC $65,256 ▲ +0.24% ETH $1,926 ▲ +0.2% XRP $1.0421 ▼ -0.18% SOL $76.9800 ▲ +0.65%
S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.18 ▲1.15 % ARI 4,400 ▲2.33 % S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.18 ▲1.15 % ARI 4,400 ▲2.33 %
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122
09 Aug 2026
Breaking
Kronika

Dështon sërish seanca, shtyhet për në shtator gjyqi ndaj Veliajt

Edhe seanca e kësaj të marte në ngarkim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa dhe të pandehurve të tjerë, të cilët po gjykohen me procedurë të zakonshme, dështoi të zhvillohej.

Në këtë seancë nuk ishte i pranishëm Veliaj, i cili nga burgu bëri me dije se ka dijeni për seancën dhe nuk do të paraqitet. Ai kërkoi të përfaqësohej nga avokati Plarent Ndreca, por ky i fundit nuk ishte i pranishëm dhe kishte bërë kërkesë për shtyrje të seancës, pasi gjendej në një gjykim tjetër.

Kjo mungesë, sipas SPAK, bëhet shkak për ndërprerjen e procesit, ndaj kërkoi nga Gjykata caktimin e një avokati kryesisht, si dhe të gjobisë Ndrecën.

Nga ana tjetër, avokati i Ajola Xoxës i rikujtoi edhe njëherë gjykatës kërkesën e bërë në seancën e mëparshme, për pezullimin e gjykimit për shkak të lejes së lindjes deri me mbi 60 ditë.

Por, sipas Gjykatës, të dhënat e paraqitura nga avokati nuk tregojnë pamundësinë objektive të të pandehurës për të marrë pjesë në seancë.

Në përfundim, gjykata gjobiti avokatin e Veliajt, Plarent Ndreca, me 50 mijë lekë gjobë, për shkak të mungesës së tij dhe caktoi avokaten Valentina Teodoresku, kryesisht për të mbrojtur kryebashkiakun, krahas avokatit të tij të zgjedhur.

Gjithashtu, gjykata caktoi 15 shtatorin për seancën e radhës, ndërsa pezulloi afatet e paraburgimit për Veliajn.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.