🌤️
Tiranë 17°C · Kryesisht kthjellët 28 Shtator 2026
S&P 500 7,684 ▼0.77%
DOW 51,482 ▼0.67%
NASDAQ 26,820 ▼0.92%
NAFTA 92.98 ▲0.62%
ARI 4,156 ▼3.83%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107
₿ CRYPTO
BTC $83,525 ▼ -1.44% ETH $2,681 ▼ -0.45% XRP $1.4882 ▼ -2.9% SOL $118.9100 ▼ -3.32%
S&P 500 7,684 ▼0.77 % DOW 51,482 ▼0.67 % NASDAQ 26,820 ▼0.92 % NAFTA 92.98 ▲0.62 % ARI 4,156 ▼3.83 % S&P 500 7,684 ▼0.77 % DOW 51,482 ▼0.67 % NASDAQ 26,820 ▼0.92 % NAFTA 92.98 ▲0.62 % ARI 4,156 ▼3.83 %
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107
28 Sht 2026
Breaking
Kronika

Dështon tentativa e hyrjes së 10 shqiptarëve në Angli, po transportoheshin me një gomone me motorë të fuqishëm!

Dhjetë persona janë arrestuar pasi një skaf me shtetas shqiptarë mbërriti në Mylor Harbour, në Cornwall të Britanisë së Madhe, ka konfirmuar Ministria e Brendshme britanike.

Policia e Devon dhe Cornwall u njoftua rreth orës 03:00 të së dielës, më 27 shtator, pas një raportimi se disa persona kishin zbritur nga një varkë në Mylor Harbour, ishin futur në një furgon dhe më pas ishin larguar nga zona, sipas televizionit ITV të cilit i referohet TCH.

Policia ka njoftuar se, efektivët mbërritën në vendngjarje dhe arrestuan dy shtetas shqiptarë nën dyshimin për shkelje të ligjeve të emigracionit.

Në operacion u angazhua edhe Roja Bregdetare britanike, ndërsa ekuipazhi i varkës së shpëtimit të Falmouth u aktivizua si masë paraprake rreth orës 04:00 të mëngjesit.

Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme britanike tha se autoritetet reaguan me shpejtësi ndaj një incidenti të rrallë dhe të izoluar në Mylor Harbour, Falmouth.

“Dhjetë persona janë arrestuar që atëherë. Një tjetër person, që besohet të jetë nën moshën 18 vjeç, i është referuar shërbimeve sociale”, tha zëdhënësi.

Sipas autoriteteve britanike, hetimi është ende në zhvillim dhe për këtë arsye nuk mund të jepen detaje të tjera.

Ministria e Brendshme theksoi se hyrjet e fshehta të këtij lloji janë të pazakonta dhe se mjeti i përfshirë ishte një skaf i vogël që transportonte një numër të kufizuar personash.

Hetimi tashmë drejtohet nga Njësia për Hetimet Kriminale dhe Financiare për Uellsin dhe Jugperëndimin e Britanisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.