Tragjedia në Athinë, ku humbën jetën tre shqiptarë, zbardhet pista kryesore e shpërthimit
Hetimet për shpërthimin vdekjeprurës në lagjen Plaka të Athinës janë përqendruar në katin e dytë të ndërtesës trekatëshe, ku jetonte një çift i moshuar. Nga tragjedia humbën jetën gjashtë persona, mes të cilëve tre shtetas shqiptarë që ndodheshin atje me pushime.
Ekspertët ushtarakë dhe shërbimet zjarrfikëse po shqyrtojnë rrjetin e brendshëm të furnizimit me gaz natyror, i cili ishte aktiv vetëm në atë apartament. Autoritetet kanë përjashtuar mundësinë e shpërthimit nga bombolat e propanit, ndërsa raportet mjeko-ligjore dhe toksikologjike pritet të përcaktojnë rrethanat e sakta të ngjarjes.
Gjithashtu, tragjedia ka nxitur diskutime mbi rritjen e masave të sigurisë dhe zbatimin e protokolleve më të rrepta në bizneset e akomodimit me qira afatshkurtër si Airbnb.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.