☁️
Tiranë 18°C · Vranët 18 Shtator 2026
S&P 500 7,638 ▲1.14%
DOW 51,778 ▲0.61%
NASDAQ 26,418 ▲1.69%
NAFTA 101.13 ▼0.77%
ARI 4,394 ▼0.13%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058
₿ CRYPTO
BTC $76,992 ▲ +0.78% ETH $2,463 ▲ +1.35% XRP $1.3061 ▲ +0.43% SOL $102.7200 ▲ +3.3%
S&P 500 7,638 ▲1.14 % DOW 51,778 ▲0.61 % NASDAQ 26,418 ▲1.69 % NAFTA 101.13 ▼0.77 % ARI 4,394 ▼0.13 % S&P 500 7,638 ▲1.14 % DOW 51,778 ▲0.61 % NASDAQ 26,418 ▲1.69 % NAFTA 101.13 ▼0.77 % ARI 4,394 ▼0.13 %
EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058
18 Sht 2026
Breaking
Kronika

Detaje të reja për porositësin e atentatit ndaj gazetarit italian/ Përjashtohet pista e shqiptarëve, dyshimet bien mbi miku

Gazetari investigativ italian Sigfrido Ranucci, drejtues i emisionit “Report”, u shpreh i tronditur pasi mësoi se sipas hetimeve të Prokurorisë së Romës, porositësi i dyshuar i atentatit ndaj tij mund të jetë Valter Lavitola, ish-botues dhe biznesmen, i dënuar në të kaluarën për tentativë shantazhi ndaj Silvio Berlusconit.

“Jam i shokuar. Me Lavitolën jemi miq. Nuk arrij ta besoj”, shprehet Ranucci.

Lavitola është kontrolluar nga karabinierët dhe është nën hetim së bashku me një person tjetër, i cili dyshohet se ka ndërmjetësuar kontaktet me autorët materialë të atentatit. Ai pritet të merret në pyetje nga prokurorët.

Katër persona, të arrestuar javën e kaluar, dyshohen si autorët që vendosën lëndën shpërthyese pranë banesës së Ranuccit.

Hetuesit besojnë se njëri prej tyre siguroi automjetin, ndërsa të tjerët kryen vëzhgimin paraprak dhe vendosën bombën.

Një nga pyetjet kryesore të hetimit është motivi: nëse atentati lidhet me arsye personale apo me aktivitetin profesional të gazetarit. Ranucci e njihte mirë Lavitolën dhe kishte frekuentuar edhe restorantin e tij.

Po ashtu, emisioni “Report” ka trajtuar në të kaluarën çështje që lidhen me Lavitolën. Megjithatë, deri tani nuk është bërë e ditur se çfarë mund ta ketë shtyrë atë të organizonte një sulm të tillë.

Prokuroria e Romës ka rindërtuar rolin e katër të arrestuarve dhe po vazhdon hetimet për të përcaktuar përgjegjësitë dhe motivin e plotë të atentatit.

Ndërkohë, pista që lidhej me Camorrën  dhe shqiptarët është konsideruar tashmë e pabazuar, edhe pas një emaili anonim të marrë nga hetuesit, i cili përjashtonte përfshirjen e klanit Moccia në këtë ngjarje.

Hetimet janë ende në zhvillim dhe, deri më tani, dyshimet ndaj Lavitolës nuk përbëjnë një provë përfundimtare të fajësisë./Corriere

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.