🌤️
Tiranë 32°C · Kryesisht kthjellët 15 August 2026
S&P 500 7,786 ▼0.17%
DOW 53,732 ▼0.2%
NASDAQ 26,729 ▼0.28%
NAFTA 82.40 ▲1.42%
ARI 4,437 ▲0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.9042 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3307 EUR/TRY 55.4165 EUR/JPY 184.18 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.9042 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3307 EUR/TRY 55.4165 EUR/JPY 184.18 EUR/CAD 1.6057
₿ CRYPTO
BTC $63,072 ▲ +0.53% ETH $1,884 ▲ +0.67% XRP $1.0019 ▼ -0.13% SOL $75.4400 ▲ +0.11%
S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.40 ▲1.42 % ARI 4,437 ▲0.38 % S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.40 ▲1.42 % ARI 4,437 ▲0.38 %
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.9042 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3307 EUR/TRY 55.4165 EUR/JPY 184.18 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.9042 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3307 EUR/TRY 55.4165 EUR/JPY 184.18 EUR/CAD 1.6057
15 Aug 2026
Breaking
Maqedonia

Dhjetra pacientë të rinj në Maqedoni prej vitesh presin transplant të zemrës

Prej shtatë vitesh, jeta e 33-vjeçarit Darko Najdeski nga Ohri varet nga dy pompa mekanike, energjia elektrike dhe bateritë. Sot ai është i shtruar në spital, ndërsa zemra e tij nuk mund të përballojë më.

Në vitin 2019, kur në vend ende nuk kryheshin transplante të zemrës, mbështetja e parë mekanike e qarkullimit të gjakut ishte e vetmja mundësi për t’i shpëtuar jetën. Pompat duhej të shërbenin vetëm si urë drejt transplantit, por shtatë vjet më vonë, Darko ende pret një zemër të re.

“Gjendja është më shumë se urgjente. Po vjen deri te dështimi i zemrës së tij natyrale, jo i aparateve. Aparatet po e kryejnë funksionin e tyre, megjithatë zemra e tij nuk mund të përballojë më. Bëhet fjalë për një situatë të komplikuar, në të cilën shfaqen edhe komplikime të tjera si pasojë e përdorimit afatgjatë të këtyre pajisjeve, të cilat në rastin tonë janë vetëm një urë drejt transplantit. Pikërisht për këtë arsye nevojitet transplant urgjent i zemrës nga një dhurues i ndjerë, në mënyrë që bashkëshorti im të mund të jetojë”, deklaroi Irena Raleva Najdeska, bashkëshortja e pacientit me pompë mekanike.

Të njëjtin fat e ndan edhe 41-vjeçari Vasko Joleski nga Struga. Prej më shumë se gjashtë vitesh ai jeton me mbështetje mekanike. Për këta pacientë, koha është armiku më i madh – sa më gjatë të zgjasë pritja, aq më të mëdha janë rreziqet dhe komplikimet.

“Le të përpiqemi që më në fund të kryejmë një transplant te një person me mbështetje mekanike të qarkullimit të gjakut, sepse ne, si persona me këtë lloj mbështetjeje, kemi pritur shumë gjatë. Pasojat dihen. Të gjitha organet e tjera fillojnë të dështojnë, përkatësisht të sëmuren, pasi pompat fillojnë të mos funksionojnë. E shfrytëzoj këtë mundësi për t’u bërë sërish apel edhe qytetarëve që të vendosin sa më shumë për dhurimin e organeve kur ndodhen në situatën kur humbin një të afërm dhe nuk mund të bëhet më asgjë tjetër”, deklaroi Vasko Joleski, kryetar i Shoqatës “Zemër e Guximshme”.

Darko dhe Vasko kërkojnë një shans për jetë, i cili mund të lindë në momentin më të vështirë për një familje – përmes vendimit për të dhuruar organe dhe për të shpëtuar jetë të tjera.

Për dhjetëra pacientë që presin transplant, dhurimi i organeve është shpresa e vetme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.