☀️
Tiranë 11°C · Kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,428 ▼3.39%
DOW 51,994 ▼2.55%
NASDAQ 24,560 ▼4.57%
NAFTA 90.22 ▲2.38%
ARI 4,132 ▲1.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $75,855 ▼ -5.68% ETH $2,252 ▼ -7.12% XRP $1.2331 ▼ -5.84% SOL $89.1000 ▼ -6.89%
S&P 500 7,428 ▼3.39 % DOW 51,994 ▼2.55 % NASDAQ 24,560 ▼4.57 % NAFTA 90.22 ▲2.38 % ARI 4,132 ▲1.46 % S&P 500 7,428 ▼3.39 % DOW 51,994 ▼2.55 % NASDAQ 24,560 ▼4.57 % NAFTA 90.22 ▲2.38 % ARI 4,132 ▲1.46 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Dhuna mes të miturve në Tetovë, Mickoski: duhet të përgjigjen edhe prindërit e sulmuesve

Kryeministri kërkoi reagim nga MPB-ja për sulmet mes bashkëmoshatarëve në Tetovë, të cilat filmohen dhe publikohen në TikTok; policia ka regjistruar 12 incidente gjatë vitit 2026

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka kërkuar reagim nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) për rastet e dhunës mes të miturve në Tetovë, të cilat po filmohen dhe publikohen në rrjetin social TikTok. Siç njofton portali Tema, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari në konferencën e sotme për media, Mickoski tha se institucionet duhet të reagojnë jo vetëm ndaj të miturve që kryejnë sulmet, por edhe ndaj prindërve të tyre. “Pyetjen duhet t’ia drejtoni MPB-së, ata do t’ju japin përgjigje. Përndryshe, patjetër duhet të reagojnë, jo vetëm ndaj të miturve që sulmojnë, por edhe ndaj prindërve të tyre, të cilët duhet të mbajnë përgjegjësi në përputhje me ligjin”, deklaroi kryeministri.

Sipas të dhënave të policisë, të cituara nga portali “Sakam da kažam”, Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë gjatë vitit 2026 ka regjistruar 12 raste të prishjes së rendit dhe qetësisë publike dhe incidente të tjera mes të miturve nga bashkësi të ndryshme etnike. Pesë prej tyre janë zbardhur plotësisht: janë identifikuar autorët dhe janë marrë masa ligjore, ndërsa ndaj prindërve apo kujdestarëve është ngritur procedurë kundërvajtëse, në përputhje me përgjegjësinë që kanë për sjelljen e fëmijëve të mitur. Janë zbardhur edhe tri vepra penale — për dy prej tyre kallëzimet penale tashmë i janë dorëzuar Prokurorisë Themelore Publike në Tetovë, ndërsa e treta është në fazën përfundimtare.

Sulmet, sipas raportimeve, janë shtuar javët e fundit: grupe të miturish, disa prej tyre nën moshën e përgjegjësisë penale, sulmojnë fizikisht dhe verbalisht bashkëmoshatarë, ndërsa videot postohen në grupe të posaçme në TikTok. Prindër të fëmijëve të sulmuar kanë shprehur revoltë, duke thënë se fëmijët kanë frikë të dalin vetëm në rrugë dhe se sulmet lënë pasoja. Policia e Tetovës ka bërë thirrje që çdo rast i dyshimtë apo i dhunshëm të raportohet menjëherë në stacionin më të afërt policor ose në numrin pa pagesë 192, dhe ka hedhur poshtë akuzat për mosveprim, duke theksuar se siguria e të miturve është përparësi kryesore. Zëdhënësi i SPB Tetovë, Fatmir Rexhepi, ka theksuar se çdo kallëzim evidentohet dhe pas tij merren masa për zbulimin e autorëve dhe parandalimin e incidenteve të reja.

Ndërkohë, Prokuroria dhe Qendra për Punë Sociale në Tetovë kanë paralajmëruar se përgjegjësi penale mund të mbajnë edhe shërbimet profesionale të shkollave — psikologët dhe pedagogët — si dhe drejtorët, nëse nuk veprojnë ndaj dhunës që ndodh gjatë pushimeve të mëdha, para syve të tyre. “Nuk përgjigjet penalisht vetëm për veprim të gabuar, por edhe për mosveprim”, kanë theksuar nga Prokuroria dhe Qendra. Edhe koalicioni “Zëri kundër dhunës” ka paralajmëruar se institucionet arsimore, qendrat sociale dhe sistemi shëndetësor nuk duhet ta hedhin përgjegjësinë te njëri-tjetri, ndërsa fëmijët mbeten pa mbrojtje në kohë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.