Tiranë 23°C · Pjesërisht vranët 15 August 2026
S&P 500 7,786 ▼0.17%
DOW 53,732 ▼0.2%
NASDAQ 26,729 ▼0.28%
NAFTA 82.40 ▲1.42%
ARI 4,437 ▲0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.9042 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3307 EUR/TRY 55.4165 EUR/JPY 184.18 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.9042 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3307 EUR/TRY 55.4165 EUR/JPY 184.18 EUR/CAD 1.6057
₿ CRYPTO
BTC $63,146 ▼ -0.38% ETH $1,885 ▲ +0.02% XRP $1.0056 ▼ -0.44% SOL $75.5700 ▼ -0.4%
S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.40 ▲1.42 % ARI 4,437 ▲0.38 % S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.40 ▲1.42 % ARI 4,437 ▲0.38 %
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.9042 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3307 EUR/TRY 55.4165 EUR/JPY 184.18 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.9042 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3307 EUR/TRY 55.4165 EUR/JPY 184.18 EUR/CAD 1.6057
15 Aug 2026
Breaking
Maqedonia

Dhuna në familje, shtatë persona kanë përfunduar në stacion policor në 24 orët e fundit

MPB Maqedoni njofton se shtatë persona janë privuar nga liria për dhunë familjare gjatë 24 orëve të fundit. Rastet kanë ndodhur nëpër qytete të ndryshme të vendit.

“Më 03.06.2026 në orën 14:35 në Shkup, në zonën e Karposhit, nëpunësit policorë të SPB Shkup e privuan nga liria B.M. (45) nga Shkupi, duke vepruar pas denoncimit të mëparshëm se kishte sulmuar fizikisht babanë e tij 75-vjeçar”.”Më 02.06.2026 në orën 23:00 në një fshat të rajonit të Prilepit, nëpunës policorë të NJPB Prilep privuan nga liria një burrë 49-vjeçar, pas denoncimit të bashkëshortes së tij 42-vjeçare se ai e kishte sulmuar fizikisht në shtëpinë familjare”.

“Më 03.06.2026 në orën 12:40, nëpunës policorë nga NJPB Gostivar e privuan nga liria një grua 40-vjeçare nga një fshat i Gostivarit, pas denoncimit të bashkëshortit së saj 52-vjeçar se rreth orës 07:30, pas një debati të shkurtër në shtëpinë familjare, ajo e kishte sulmuar fizikisht, kishte thyer një pjesë të orendive të shtëpisë dhe i kishte dëmtuar telefonin celular”.

“Më 04.06.2026 në orën 00:30 në Negotinë, nëpunës policorë nga NJPB Negotinë e privuan nga liria V.V. (65) nga Kavadari, pas denoncimit se në banesë kishte kërcënuar dhe sulmuar fizikisht partneren e tij 53-vjeçare dhe djalin e saj 21-vjeçar. V.V. u ndalua në stacion policor dhe për rastin u njoftua prokurori publik”.

“Më 03.06.2026 në orën 19:05 në Veles, nëpunës policorë nga SPB Veles e privuan nga liria I.M. (49) nga Velesi, pas denoncimit se pas një debati të mëparshëm kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 47-vjeçare. Ai u shoqërua në stacion policor dhe për rastin u njoftua prokurori publik”.

“Më 03.06.2026 në orën 19:25, nëpunës policorë nga SPB Kumanovë e privuan nga liria M.M. (40) nga Kumanova, pas denoncimit se rreth orës 16:00 në shtëpinë familjare në Kumanovë kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 37-vjeçare”.

“Më 03.06.2026 në orën 13:30, nëpunës policorë nga SPB Kumanovë e privuan nga liria O.Z. (46) nga Kumanova, pas denoncimit se në shtëpinë familjare ishte sjellë në mënyrë agresive dhe kishte bërë kërcënime ndaj nënës së tij 68-vjeçare”.

Nga MPB theksojnë se po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rasteve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.