Tiranë 26°C · Pjesërisht vranët 09 September 2026
S&P 500 7,674 ▼0.58%
DOW 52,786 ▼1.18%
NASDAQ 26,421 ▼0.32%
NAFTA 94.38 ▲1.45%
ARI 4,445 ▲0.13%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024 EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024
₿ CRYPTO
BTC $79,328 ▲ +1.16% ETH $2,514 ▲ +1.65% XRP $1.4390 ▲ +3.82% SOL $104.9700 ▲ +2.13%
S&P 500 7,674 ▼0.58 % DOW 52,786 ▼1.18 % NASDAQ 26,421 ▼0.32 % NAFTA 94.38 ▲1.45 % ARI 4,445 ▲0.13 % S&P 500 7,674 ▼0.58 % DOW 52,786 ▼1.18 % NASDAQ 26,421 ▼0.32 % NAFTA 94.38 ▲1.45 % ARI 4,445 ▲0.13 %
EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024 EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024
09 Sep 2026
Breaking
Kronika

Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, caktohen masat e sigurisë. Për 15-vjeçaren u vendos shtrim në spital psikiatrik

Gjykata e Fierit ka caktuar masat e sigurisë për tre vajzat e përfshira në ngjarjen e rëndë të dhunimit të një 17-vjeçareje, e cila u bë publike përmes pamjeve të shpërndara në rrjetet sociale.

Me kërkesë të Prokurorisë së Fierit, gjykata vendosi masën “arrest në burg” për shtetasen L.L., “arrest në shtëpi” për të miturën K.G., ndërsa për të miturën M.R. caktoi masën “shtrim i përkohshëm në një institucion psikiatrik”.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, të dyshuarat po hetohen për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, të parashikuar nga neni 110 i Kodit Penal, kryer në bashkëpunim.

Organi i akuzës bën të ditur se hetimet kanë nxjerrë fakte që kanë krijuar dyshime të arsyeshme për ekzistencën e kësaj vepre penale, çka ka diktuar nevojën për caktimin e masave të sigurimit personal ndaj personave nën hetim.

Duke qenë se në këtë procedim janë të përfshirë të mitur, Prokuroria u ka bërë thirrje qytetarëve, administratorëve të faqeve në rrjetet sociale dhe mediave që të mos publikojnë apo ripublikojnë pamje ose të dhëna që mund të çojnë në identifikimin e tyre, në respekt të privatësisë, dinjitetit dhe të drejtave të të miturve.

Prokuroria e Fierit thekson se do të vijojë hetimet në lidhje me ngjarjen.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.