☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.74 ▲1.84%
ARI 4,059 ▼0.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,436 ▲ +1.86% ETH $2,365 ▲ +2.06% XRP $1.3264 ▲ +1.63% SOL $102.7900 ▲ +2.69%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.74 ▲1.84 % ARI 4,059 ▼0.39 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.74 ▲1.84 % ARI 4,059 ▼0.39 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Kosova

Dialogu Kosovë-Serbi, Trump: Grenell ka bërë punë fantastike!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka thënë se i dërguari i tij për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell, ka bërë një punë fantastike dhe se do të vazhdojë të jetë i dërguar për dialogun. Megjithatë presidenti Trump tha se do të emërojë një ambasador të ri në Gjermani.

I pyetur nga Zëri i Amerikës, presidenti e konfirmoi se Ambasadori Grenell do të vazhdojë të shërbejë si i dërguar i posaçëm për bisedimet Kosovë Serbi. “Do të emëroj një ambasador të ri në Gjermani. Ambasadori Grenell do të vazhdojë [si i dërguar për Kosovën dhe Serbinë] pasi po bën një punë shumë të mirë. Ai i njeh mirë zyrtarët. Ka bërë punë fantastike. Do ta vazhdojë. Të gjithë thonë se ishte një marrëveshje e paarritshme, por ai e realizoi. Ishte diçka shumë pozitive për këto të dyja vende”, tha presidenti duke iu referuar marrëveshjeve të fundit për rihapjen e transportit ajror dhe hekurudhor Kosovë-Serbi.

Presidenti i bëri komentet në Shtëpinë e Bardhë para se të nisej për vizitën e tij në Indi. Bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, janë ndërprerë në nëntor të vitit 2018, pasi autoritetet e Kosovës vendosën taksën ndaj mallrave serbe për shkak të fushatës kundër shtetësisë së Kosovës, nga Beogradi zyrtar. Në tetor të vitit 2019, Shtetet e Bashkuara e emëruan ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell si të dërguar të posaçëm presidencial për bisedimet Kosovë-Serbi. Me ndërmjetësimin e tij, deri më tani Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar dy marrëveshje, atë të hapjes së linjës ajrore Prishtinë-Beograd dhe marrëveshjen për linjën hekurudhore. Javën e kaluar, presidenti Trump e emëroi ambasadorin Grenell si ushtrues detyre të Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.