☁️
Tiranë 21°C · Vranët 15 Tetor 2026
S&P 500 7,719 ▼1.11%
DOW 51,621 ▼0.09%
NASDAQ 26,693 ▼1.88%
NAFTA 93.55 ▼0.37%
ARI 4,168 ▲1.45%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $80,908 ▼ -2.43% ETH $2,358 ▼ -5.1% XRP $1.3045 ▼ -4.33% SOL $102.0400 ▼ -3.65%
S&P 500 7,719 ▼1.11 % DOW 51,621 ▼0.09 % NASDAQ 26,693 ▼1.88 % NAFTA 93.55 ▼0.37 % ARI 4,168 ▲1.45 % S&P 500 7,719 ▼1.11 % DOW 51,621 ▼0.09 % NASDAQ 26,693 ▼1.88 % NAFTA 93.55 ▼0.37 % ARI 4,168 ▲1.45 %
EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899
15 Tet 2026
Breaking
Kronika

“Dijeni ku janë fëmijët tuaj”, Policia me apel urgjent për prindërit

Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me pjesëmarrjen e të miturve në protestat e ditëve të fundit.

Ajo u bën thirrje prindërve të tregojnë kujdes dhe të mos lejojnë që fëmijët të ekspozohen ndaj dhunës.

Sipas Policisë, një numër i konsiderueshëm të miturish janë përfshirë në protesta. Në disa raste, ata janë gjendur në vijën e parë të përplasjeve, mes sendeve të forta të hedhura dhe gazit lotsjellës.

Policia shpreh gjithashtu shqetësimin për raste të dyshuara të përdorimit të të miturve në përplasje për qëllime të caktuara. Blutë paralajmërojnë se çdo rast i dyshuar i nxitjes apo shfrytëzimit të fëmijëve për veprime të kundërligjshme do të dokumentohet dhe do t’u referohet institucioneve kompetente.

Në deklaratë, Policia u bën apel prindërve të interesohen për vendndodhjen e fëmijëve, veçanërisht kur ata mungojnë në shkollë.

“Dijeni ku janë fëmijët tuaj! Mos lejoni që ata të ekspozohen ndaj dhunës dhe situatave që rrezikojnë jetën dhe shëndetin e tyre. Nëse fëmija juaj mungon në shkollë, interesohuni ku ndodhet. Asnjë fëmijë nuk duhet të gjendet mes gurëve, mjeteve piroteknike dhe gazit lotsjellës”, theksohet në reagim.

Policia thekson se respekton të drejtën për protestë paqësore, por paralajmëron se do të marrë masat e nevojshme dhe proporcionale për mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së të miturve.

Në fund, u bën thirrje pjesëmarrësve të distancohen nga personat e maskuar dhe të dhunshëm, si dhe të shmangin aktet e dhunës ndaj punonjësve të Policisë, institucioneve dhe pronës publike e private.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.