Tiranë 21°C · Pjesërisht vranët 08 July 2026
S&P 500 7,483 ▼0.28%
DOW 52,348 ▼1.09%
NASDAQ 25,871 ▲0.2%
NAFTA 74.76 ▲6.13%
ARI 4,082 ▼1.8%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8543 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 93.9449 EUR/MKD 61.6617 EUR/RSD 117.3417 EUR/TRY 53.4939 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6215 EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8543 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 93.9449 EUR/MKD 61.6617 EUR/RSD 117.3417 EUR/TRY 53.4939 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6215
₿ CRYPTO
BTC $62,119 ▼ -1.97% ETH $1,736 ▼ -2.13% XRP $1.0895 ▼ -2.15% SOL $77.2300 ▼ -4.25%
S&P 500 7,483 ▼0.28 % DOW 52,348 ▼1.09 % NASDAQ 25,871 ▲0.2 % NAFTA 74.76 ▲6.13 % ARI 4,082 ▼1.8 % S&P 500 7,483 ▼0.28 % DOW 52,348 ▼1.09 % NASDAQ 25,871 ▲0.2 % NAFTA 74.76 ▲6.13 % ARI 4,082 ▼1.8 %
EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8543 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 93.9449 EUR/MKD 61.6617 EUR/RSD 117.3417 EUR/TRY 53.4939 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6215 EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8543 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 93.9449 EUR/MKD 61.6617 EUR/RSD 117.3417 EUR/TRY 53.4939 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6215
08 Jul 2026
Breaking
Politika

Dilemat e protestës, Hoxha: Fraksioneve të ndryshme iu duhet kohë për emëruesin e përbashkët

Analisti Artan Hoxha, deklaroi në studion e emisionit “Trialog” në RTSH1, se protesta po përballet me sfida organizative dhe rrezikun e fragmentimit në kërkesa të shumta.

Sipas Hoxhës, pavarësisht diversitetit të aktiviteteve – nga protesta të mëdha te të vogla dhe iniciativa të ndryshme – niveli i mbështetjes publike mbetet i lartë, rreth 58% i shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit, lidhur me kërkesat kryesore të lëvizjes.

“Do të mund të shohim protesta të mëdha, do të shohim protesta të vogla, do të shohim aktivitete. Besoj që do fillojnë të shfaqen dhe aktivitete të ndryshme, por nga ana tjetër efekti në shoqëri, numri i shqiptarëve që jetojnë këtu dhe ose jashtë Shqipërisë, vështirë që të bjerë poshtë asaj shifre prej 58% lidhur me ato kërkesa”, tha Hoxha.

Megjithatë, ai paralajmëron se shumëfishimi i kërkesave mund të krijojë ndasi dhe të dobësojë mbështetjen shoqërore.

“Sepse shumë kërkesa krijojnë ndasi. Duket sikur shumojnë, por në fakt dhe njerëzit e kanë kundërshti për një kërkesë që s’i pëlqen. Kjo lëvizje po mbeti e fokusuar në objektivin e dhe e hapur në pranimin e mbështetjes, ajo nuk ka sesi të pakësohet”, theksoi ai.

Një nga dilemat kryesore të lëvizjes, sipas analistit, është nevoja për kohë që fraksionet e ndryshme – të formuara nga eksperienca dhe bindje të ndryshme – të gjejnë një emërues të përbashkët organizativ.

“Më shumë se kjo është nevoja që fraksionet e ndryshme, njerëz që kanë ardhur nga formësime dhe eksperienca të ndryshme duhet i duhet kohë për të gjetur emëruesin e përbashkët dhe organizativ”, nënvizoi Hoxha.

Ai shpreh gjithashtu shqetësimin se lëvizja, e cila ka nisur si një protestë e pastër kundër një sistemi të gabuar rregullash, mund të “infektohet” nga dinamikat negative politike.

“Duke qenë një lëvizje që proteston ndaj një sistemi të gabuar rregullash, duket se janë ende të gatshëm. kanë mund të kenë atë lloj droje që mund të infektohet kjo lëvizje kaq e bukur dhe mund të infektohet nga këto rregulla të mbrapshta. Ata objektivin e tyre e kanë të rrëzojnë strumbullarin e sistemit.

Ky është kryeministri që ka emrin e përveçëm Edi Rama dhe që përfaqëson këtë regjim që ata nuk e pranojnë më. Ata nuk pranojnë të qeverisen më nga ky regjim dhe ndaj dhe kërkojnë dorëheqjen e këtij kryeministri që t’i hapet mundësia e proceseve politiko demokratike për të sjellë një normalitet demokratik në Shqipëri dhe gjërat ecin përpara”, deklaroi Hoxha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.