🌤️
Tiranë 29°C · Kryesisht kthjellët 30 August 2026
S&P 500 7,712 ▼0.25%
DOW 53,560 ▼0.02%
NASDAQ 26,402 ▼0.52%
NAFTA 83.40 ▼0.16%
ARI 4,530 ▼2.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1607 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9375 EUR/ALL 92.2626 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3110 EUR/TRY 55.9565 EUR/JPY 185.55 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1607 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9375 EUR/ALL 92.2626 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3110 EUR/TRY 55.9565 EUR/JPY 185.55 EUR/CAD 1.6110
₿ CRYPTO
BTC $78,244 ▲ +1.03% ETH $2,460 ▲ +1.05% XRP $1.3997 ▲ +1.33% SOL $105.0000 ▲ +1.37%
S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.40 ▼0.16 % ARI 4,530 ▼2.88 % S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.40 ▼0.16 % ARI 4,530 ▼2.88 %
EUR/USD 1.1607 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9375 EUR/ALL 92.2626 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3110 EUR/TRY 55.9565 EUR/JPY 185.55 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1607 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9375 EUR/ALL 92.2626 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3110 EUR/TRY 55.9565 EUR/JPY 185.55 EUR/CAD 1.6110
30 Aug 2026
Breaking
Maqedonia

Dimitrieska Koçoska – Kamenicki: Sllovakia do të ndajë përvojën e saj me Maqedoninë në zbatimin e reformave

“Sllovakia dhe Maqedonia kanë potencial të madh për avancimin e bashkëpunimit ekonomik. Sllovakia është mbështetëse e fuqishme e integrimit evropian të Maqedonisë, zbatimit të reformave që synojnë arritjen e këtij procesi, si dhe transferimin e përvojës së saj”.

Kjo u konstatua në takimin kokë më kokë të ministres së Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska me kolegun e saj – nikoqir i takimit, ministri i Financave i Sllovakisë, Ladisllav Kamenicki.

Në këtë takim u theksua se Sllovakia është e interesuar t’i transferojë njohuritë (know-how) në Maqedoni, në fushat për të cilat konsideron se është më e përgatitur dhe të cilat janë me rëndësi të veçantë për vendin tonë në përmbushjen e kritereve të nevojshme të BE-së.

Në takim u theksua se Sllovakia është e gatshme për transferimin e njohurive në fushën e financave publike, luftës kundër evazionit tatimor, si dhe në fushën e investimeve publike.

Përveç kësaj, u potencua edhe mbështetja e fuqishme që ajo ofron për zbatimin e Strategjisë nacionale zhvillimore, si dokument kryesor që determinon politikat e ardhshme zhvillimore.

Ministrja potencoi se Qeveria dhe Ministria e Financave mbeten të fokusuara në ruajtjen e stabilitetit makroekonomik dhe stabilitetit të financave publike, zbatimin e konsolidimit gradual fiskal, si dhe arritjen e normave më të larta të rritjes ekonomike, të nxitura edhe përmes realizimit të investimeve publike.

Siç theksoi ministrja, bëhet fjalë për reforma dhe hapa që janë prioritet në programet qeveritare, por edhe në masat dhe politikat për të cilat u diskutua në takimet e djeshme në Bruksel.

Bashkëbiseduesit konstatuan se bashkëpunimi ekonomik ndërmjet dy vendeve duhet të avancohet dhe se në këtë drejtim është i domosdoshëm thellimi i lidhjeve të biznesit, shkëmbimit të informacioneve dhe realizimit të projekteve të përbashkëta.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.