☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 20 Shtator 2026
S&P 500 7,651 ▲0.17%
DOW 51,683 ▼0.18%
NASDAQ 26,523 ▲0.39%
NAFTA 96.08 ▲0%
ARI 4,425 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8584 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1780 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3934 EUR/TRY 56.0078 EUR/JPY 180.36 EUR/CAD 1.6056 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8584 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1780 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3934 EUR/TRY 56.0078 EUR/JPY 180.36 EUR/CAD 1.6056
₿ CRYPTO
BTC $81,096 ▼ -0.38% ETH $2,627 ▼ -0.42% XRP $1.4036 ▼ -1.76% SOL $109.9100 ▼ -1.46%
S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 96.08 ▲0 % ARI 4,425 ▲0 % S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 96.08 ▲0 % ARI 4,425 ▲0 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8584 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1780 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3934 EUR/TRY 56.0078 EUR/JPY 180.36 EUR/CAD 1.6056 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8584 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1780 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3934 EUR/TRY 56.0078 EUR/JPY 180.36 EUR/CAD 1.6056
20 Sht 2026
Breaking
Kronika

Dinamit makinës në Sarandë, arrestohet personi i tretë i përfshirë në ngjarje

Njoftimi i Prokurorisë Sarandë

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Sarandë u caktua masa e sigurimit ‘Arrest me burg’ për shtetasin I.K., i akuzuar për veprën penale ‘Vrasja me paramendim’, e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentative, si dhe ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit’ parashikuar nga nenet 28-22 dhe 25 dhe 278/1 të Kodit Penal.

Hetimet mbi procedimin penal nr.66.2006, nisën pasi më datë 05.02.2026, në orët e para të mëngjesit, në makinën e shtetasit M.Gj e cila ishte e parkuar në oborrin e banesës së tij, ishte vendosur një sasi lënde shpërthyese (dinamit).

Për zbulimin e ngjarjes dhe autorëve të saj nga ana e Prokurorisë në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, u kryen veprime proaktive të cilat çuan në identifikimin e dy prej autorëve të veprës penale, G.T dhe Xh.B për të cilët është vendosur masa e sigurimit “arrest në burg”.

Në dinamikë të veprimeve hetimore për identifikimin e autorëve të tjerë që kanë marrë pjesë në kryerjen e veprave penale për të cilat është regjistruar procedimi penal nr.66/2026,  me datë 01.06.2026 u procedua me ndalimin e shtetasit I.K, si i dyshuar për veprat penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, parashikuar nga neni 78-22 e 25 dhe 278/1.

Në zbatim të urdhërit të Prokurorit për ndalimin e të dyshuar për një krim, shtetasit I. K. i është gjetur në banesë ndër të tjera dhe një armë zjarri pistoletë, modeli TT. Hetimet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe autorëve të saj.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.