☁️
Tiranë 20°C · Vranët 15 Tetor 2026
S&P 500 7,715 ▼0.05%
DOW 52,005 ▲0.74%
NASDAQ 26,549 ▼0.54%
NAFTA 95.16 ▲1.34%
ARI 4,183 ▲1.83%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,759 ▲ +0.01% ETH $2,390 ▼ -1.28% XRP $1.3187 ▼ -0.81% SOL $104.4100 ▲ +0.77%
S&P 500 7,715 ▼0.05 % DOW 52,005 ▲0.74 % NASDAQ 26,549 ▼0.54 % NAFTA 95.16 ▲1.34 % ARI 4,183 ▲1.83 % S&P 500 7,715 ▼0.05 % DOW 52,005 ▲0.74 % NASDAQ 26,549 ▼0.54 % NAFTA 95.16 ▲1.34 % ARI 4,183 ▲1.83 %
EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899
15 Tet 2026
Breaking
Kosova

​“Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Luginë i jashtëzakonshëm”, Kurti: Ka shumë punë t’u rregulluar atje

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se i mbështet shqiptarët në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc në aspektin politik por edhe në atë material dhe financiar.

Kurti pas seancës së sotme të kuvendit tha se e përshëndet faktin që në zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen në Serbi, shqiptarët do të garojnë me një subjekt të përbashkët që quhet “Koalicioni Shqiptar”.

“Ne i mbështesim shqiptarët në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc edhe në aspektin politik por edhe në atë material e financiar. Synimi ynë është që atyre t’u respektohen të drejtat kombëtare, qytetare, njerëzore dhe për këtë jemi në kontakt të vazhdueshëm me ta. E përshëndesim faktin që në zgjedhjet atje do ta kemi një subjekt të përbashkët, që quhet “Koalicioni Shqiptar” dhe iu dëshirojmë gjithë të mirat për shkak se diskriminimi ndaj shqiptarëve është i jashtëzakonshëm”, tha Kurti, raporton KosovaPress.

Tutje, ai u shpreh se në 10 vitet e fundit, asnjë polic shqiptar nga Lugina nuk është pranuar i ri në punë, ndërsa prej mbi 1 mijë e 300 të punësuarve në Spitalin e Vranjës, veç 2 mjekë janë shqiptarë, e që sipas tij, ka shumë punë për t’i rregulluar padrejtësitë atje.

“Ta zëmë qe 10 vjet asnjë polic shqiptar nuk është pranuar i ri në punë prej vitit 2016 në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc dhe prej mbi 1 mijë e 300 të punësuarve në Spitalin e Vranjës veç 2 mjekë janë shqiptarë. Ka shumë punë atje për t’i rregulluar padrejtësitë dhe që shqiptarët t’i kenë të drejtat që u takojnë atyre”, tha Kurti.

Ndihma për Luginën e Preshevës ka për qëllim mbështetjen e projekteve dhe programeve për përmirësimin e pozitës së shqiptarëve dhe mbrojtjen e gjuhës, kulturës dhe identitetit shqiptar në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Vendimi mbështetet në memorandumin e bashkëpunimit mes Qeverisë së Kosovës dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar. /Kp/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.