☀️
Tiranë 11°C · Kthjellët 14 Tetor 2026
S&P 500 7,718 ▼1.11%
DOW 51,584 ▼0.17%
NASDAQ 26,713 ▼1.81%
NAFTA 95.10 ▲1.02%
ARI 4,125 ▼1.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
₿ CRYPTO
BTC $81,816 ▼ -1.75% ETH $2,433 ▼ -3.09% XRP $1.3293 ▼ -3.15% SOL $104.4500 ▼ -3.06%
S&P 500 7,718 ▼1.11 % DOW 51,584 ▼0.17 % NASDAQ 26,713 ▼1.81 % NAFTA 95.10 ▲1.02 % ARI 4,125 ▼1.24 % S&P 500 7,718 ▼1.11 % DOW 51,584 ▼0.17 % NASDAQ 26,713 ▼1.81 % NAFTA 95.10 ▲1.02 % ARI 4,125 ▼1.24 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
14 Tet 2026
Breaking
Politika

“Distancohuni nga aktet e dhunës”- Ministri Gonxhja për protestën: Asnjë barrikadë nuk mund ta ndalë rrugën europiane

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka reaguar përmes një deklarate lidhur me protestën e ditës së sotme. Ai dënon aktet e dhunës dhe dëmtimin e institucioneve publike.

Gonxhja thekson se e drejta për të protestuar është e pacenueshme, por nënvizon rëndësinë e ruajtjes së rendit, karakterit paqësor të protestës dhe mbrojtjes së objekteve të kulturës, monumenteve dhe muzeve si pjesë e trashëgimisë kombëtare.

Reagimi i Ministrit Blendi Gonxhja për protestën:

“Asnjë barrikadë nuk mund ta ndalë rrugën europiane të Shqipërisë! E drejta për të protestuar është e pacenueshme, por nuk i jep askujt të drejtën të ushtrojë dhunë, të vërë zjarr apo të shkatërrojë. Institucionet nuk janë të partive: ato u përkasin qytetarëve dhe sulmet ndaj tyre cenojnë rëndë rendin dhe interesin publik! Vetgjyqësia, urrejtja, kaosi nuk janë as zgjidhje as alternativa! Axhenda e destabilizimit i shërben vetëm interesave antishqiptare, në momentin më të lartë historik të progresit tonë demokratik, kombëtar e integrues!

Organizatat studentore, këshillat studentore dhe senatet akademike duhet të distancohen urgjentisht nga këto akte dhe të angazhohen për ruajtjen e karakterit paqësor të protestës. Heshtja përballë dhunës i lë hapësirë ujqve të së shkuarës dhe armiqve të Shqipërisë europiane.

Në vëmendje të veçantë mbrojtja e objekteve të kulturës, monumenteve dhe muzeve: Organizatorët dhe pjesëmarrësit duhet të shmangin çdo veprim që mund të rrezikojë këto pasuri. Ato mbartin historinë, kujtesën dhe identitetin tonë dhe u përkasin të gjithë shqiptarëve. Asnjë kauzë nuk mund të përligjë cenimin e pasurisë sonë kombëtare”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.