☀️
Tiranë 24°C · Kthjellët 03 July 2026
S&P 500 7,483 ▲0%
DOW 52,900 ▲1.14%
NASDAQ 25,833 ▼0.8%
NAFTA 68.78 ▲0.13%
ARI 4,187 ▲1.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1424 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 94.0602 EUR/MKD 61.6855 EUR/RSD 117.3688 EUR/TRY 53.3819 EUR/JPY 184.30 EUR/CAD 1.6211 EUR/USD 1.1424 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 94.0602 EUR/MKD 61.6855 EUR/RSD 117.3688 EUR/TRY 53.3819 EUR/JPY 184.30 EUR/CAD 1.6211
₿ CRYPTO
BTC $62,614 ▲ +1.99% ETH $1,754 ▲ +3.37% XRP $1.1377 ▲ +5.14% SOL $82.5200 ▲ +2.34%
S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.78 ▲0.13 % ARI 4,187 ▲1.49 % S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.78 ▲0.13 % ARI 4,187 ▲1.49 %
EUR/USD 1.1424 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 94.0602 EUR/MKD 61.6855 EUR/RSD 117.3688 EUR/TRY 53.3819 EUR/JPY 184.30 EUR/CAD 1.6211 EUR/USD 1.1424 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 94.0602 EUR/MKD 61.6855 EUR/RSD 117.3688 EUR/TRY 53.3819 EUR/JPY 184.30 EUR/CAD 1.6211
03 Jul 2026
Breaking
Kronika

Dita e 34-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Edhe këtë të premte qytetarët kanë dalë në protestë teksa sot shënohet dita e 34-të e saj. Grumbullimi i protestuesve si çdo herë tjetër, ka nisur në orën 19:00 dhe pas disa minutash nisi marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë.

Protestuesit shihen me pankarta dhe flamuj në duar. Pavarësisht temperaturave të larta ata kanë vijuar protestën e tyre. Gjatë marshimit ata bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

‘Rama jepe dorëheqjen’, ‘Dorëheqje’, janë disa nga thirrjet që thërrasin qytetarët një zëri.

Edhe në protestën e sotme ka prani të fëmijëve të mitur të cilët mbajnë në duar pankarta të ndryshme. Në protestë ka edhe të moshuar të cilët po sfidojnë temperaturat e larta duke u bashkuar në marshim teksa edhe ata valësin flamuj dhe pankarta.

Ata janë mbledhur para Kryeministrisë ku pritet të qëndrojnë deri në dy orë para se të nisin marshimin në rrugët e Tiranës.

Lajm në përditësim…

Ka nisur marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë teksa këtë të premte shënohet dita e 34-të e protestës. Protestuesit shihen me pankarta dhe flamuj në duar teksa pavarësisht temperaturave të larta ata kanë vijuar marshimin e tyre.

Gjatë marshimit ata bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Grumbullimi i protestuesve si çdo herë tjetër, ka nisur në orën 19:00 dhe pas disa minutash nisi marshimi.

Në protestë ka edhe prani të fëmijëve të mitur dhe të moshuar të cilët mbajnë në duar pankarta të ndryshme.

Qytetarë dhe aktivistë edhe këtë të premte kanë nisur të mblidhen për protestën e radhës e cila po vijon prej 34 ditësh në kryeqytet. Ata kanë nisur të mblidhen në sheshin “Skënderbej” në orën 19:00.

Protestuesit shihen me pankarta dhe flamuj në duar. Ata pritet të qëndrojnë për disa minuta në shesh para se të vijojnë marshimin drejt godinës së Kryeministrisë. Gjatë protestës ata do të shprehin kërkesat e tyre dhe më pas pritet të vijojnë me marshimin në rrugët e kryeqytetit.

Pak ditë më parë, organizatorët bënë publike kërkesat e tyre kryesore, mes të cilave përfshihen dorëheqja e kryeministrit dhe e qeverisë, si dhe krijimi i një qeverie teknike tranzitore, jopartiake, me mandat 12-mujor.

Avokati Dorjan Matlija ka folur këtë të premte për Euronews Albania me moderatorin Ilir Kazaferi lidhur me protestën. Matlija ka folur për Euronews Albania një ditë pasi kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një deklaratë të Matlijës, ku ai distancohej nga dhuna.

“Dhuna dhe gurët do të ishte mirë të shmangeshin, për sa kohë kemi një masivitet të madh në protestën më të bukur të këtyre 36 viteve. Nuk është e nevojshme që protesta të përfaqësohet. Çdo tentativë për përfaqësim e kthen në shënjestër. Qoftë për ta bërë atë qesharake, nëse protesta bën gabime. Duhet të ketë një protestë pa shënjestër, sepse duhet të jetë populli, dhe populli nuk është i gabueshëm. Nëse ka njerëz që dalin, ata nuk mund të flasin për një mandat të përgjithshëm”, tha Matlija.

Ambasada e Federatës Ruse në Shqipëri ka reaguar ndaj deklaratave të Ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, si edhe kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, të cilët kanë përmendur Rusinë si një nga aktorët që, sipas tyre, mund të ketë ndikim në protestat e zhvilluara në vend.

Në një deklaratë zyrtare, Ambasada Ruse i cilëson këto pretendime si “krejtësisht të pabaza”, duke shprehur habinë për deklaratat e zyrtarëve shqiptarë dhe për publikimet e disa mediave që, sipas saj, kanë përsëritur të njëjtin narrativ.

Sipas Ambasadës, Rusia ndjek në mënyrë rigoroze parimin e mosndërhyrjes në punët e brendshme të shteteve të tjera, duke respektuar zgjedhjet e popujve dhe duke bashkëpunuar me qeveritë e zgjedhura në mënyrë legjitime.

“Rusia zbaton me rreptësi njërin prej parimeve themelore të politikës së saj të jashtme: parimin e mosndërhyrjes në punët e brendshme të shteteve të huaja. Moska gjithmonë respekton zgjedhjen e popullit dhe punon me qeverinë e zgjedhur në mënyrë legjitime. Ne i urojmë sukses dhe begati popullit shqiptar, pavarësisht koniunkturës së krijuar politike dhe nivelit aktual të marrëdhënieve”, thuhet në deklaratë.

Më tej, Ambasada shprehet se nuk është hera e parë që politikanë shqiptarë, sipas saj, përpiqen t’i atribuojnë Rusisë një “ndikim dashakeq” në zhvillimet e brendshme politike të Shqipërisë.

“Me keqardhje vërejmë se kjo nuk është hera e parë që politikanët shqiptarë janë përpjekur t’i imponojnë publikut vendas në mënyrë të pabazë idenë e të ashtuquajturit ‘ndikim dashakeq’ të Rusisë. Ne bëjmë thirrje për një qasje më të përgjegjshme ndaj deklaratave të tilla dhe për t’u përmbajtur nga kërkimi i armiqve aty ku ata nuk ekzistojnë”, përfundon reagimi i Ambasadës Ruse.

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të premte në eventin e Edicionit të Tretë të Javës së Administratës Publike, me fokus Shërbimin Publik për një Shqipëri Europiane.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë foli për problematikat e administratës, duke e lidhur me njerëzit që dalin në protestë, ku sipas tij kanë të drejtë të plotë të kërkojnë kushte dhe të trajtohen më mirë nga njerëzit që punojnë në administratën publike. Ai u shpreh se njerëzit ndihen të fyer dhe madje të poshtëruar, duke marrë shembullin e nënës së shokut të tij.

“Transformimi i administratës është një proces kompleks dhe i vështirë, i cili kërkon diçka që Shqipëria dhe shqiptarët sot e kanë gjithmonë e më pak, kërkon kohë sepse ka të bëjë me krijimin e mekanizmave që kërkojnë shumë njerëz.

Ligji i parë i administratës sonë publike është aprovuar një dekadë më parë dhe ne e kuptojmë se pak transformim ka ndodhur. Ne kemi një cilësi të re në administratën shtetërore, kemi një sfidë të madhe përballë qytetarëve që kanë të drejtë të jenë më kërkues dhe të trajtohen më mirë në shumë raste.

Ajo protestë ka rëndësinë e vet themelore që janë kërkesat dhe shqetësimet e qytetarëve, një protestë e pastër siç e quaj unë, nën koren e zezë që për fat të keq është pjesa e zhurmshme ku janë mbledhur dështakët dhe zemërakët e Shqipërisë.

Nëna e një shoku tim, ajo është gjyshe, kishte dalë në protestë. I biri më tregon që ishte alarmuar kur i kishin thënë, sepse ajo është në një moshë të caktuar që në mes të një turme njerëzish gjëja e parë që të shkon ndërmend është që mund të pengohet, rrëzohet.

Pyet të ëmën dhe i thotë, pse shkon ti në protestë? Ajo i tregon atë që besoj unë është thelbi i zemërimit të shumë njerëzve me administratën shtetërore. Asaj i duhet të shkojë në mënyrë periodike në poliklinikë, si ajo ka edhe të tjerë, njerëzit shkojnë atje që në orën 05:00 të mëngjesit. Presin që mjeku të vijë dhe shpresojnë që, duke qenë para në radhë, të kenë mundësinë që ai t’i shohë, sepse mjeku, e para, nuk vjen në orar. E dyta, nuk rri deri në fund të orarit, pasi trajton tre-katër pacientë dhe ikën. Kjo grua në moshë, një gjyshe, del në protestë sepse është e fyer. Fjalë e lehtë në fakt, është poshtërim.

Ndjenja e poshtërimit nga shteti yt, nga njerëz që paguhen për t’u kujdesur për ty, është një përpjekje për ta vënë veten në atë pozitë dhe për të kuptuar që është kulmi. Njerëzit ndihen të poshtëruar, por një rrugë nuk është e zgjidhshme vetëm në një rrugë, administrata nëse do të bëhej gjykatë atëherë dhe do të bënte 5 të mira por edhe 500 të këqija.

Mungesa e njerëzillëkut është një mungesë të cilën njerëzit nuk janë të disponuar ta tolerojnë më, me të drejtë. Këta nuk janë shumica për fat të mirë. Nuk ka nevojë të tërhiqen zvarrë njerëzit që kanë për të thënë, ka nevojë të tërhiqet vetëm njëri zvarrë siç ndodhi në atë rastin e shëmtuar atje.

Të veprosh për ta ndryshuar këtë është më shumë komplekse se sa mendohet. Ashtu si lufta e korrupsionit nuk është vetëm çështje burgu.

Duhet që sistemi të të mbrojë, pikërisht ajo që po ndodh në Shqipëri që humbet në mjegullën dhe tymnin e shumë gjërave që bëhen bashkë, sistemi për herë të parë po lufton me korrupsionin, është e kundërta me atë që thuhet zakonisht”, u shpreh Rama.

Policia e Tiranës ka arrestuar 19 persona dhe ka proceduar penalisht 12 të tjerë pas incidenteve të regjistruara gjatë protestës së zhvilluar një ditë më parë para Parlamentit.

Sipas Policisë, të arrestuarit akuzohen se kanë kundërshtuar dhe goditur me sende të forta efektivët e rendit, kanë dëmtuar një automjet policie, si edhe kanë sulmuar deputetë të Kuvendit të Shqipërisë gjatë tubimit.

Mes të arrestuarve është edhe shtetasi A. Ll., 35 vjeç, i cili dyshohet se ka goditur një gazetar gjatë protestës.

Autoritetet bëjnë me dije se gjatë përplasjeve mbetën të lënduar 15 punonjës të Policisë së Shtetit, ndërsa u dëmtua edhe një automjet policie.

Ndërkohë, 12 persona janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për përfshirjen e tyre në ngjarje.

Policia njofton se puna vijon për identifikimin e edhe gjashtë personave të tjerë, të cilët janë dokumentuar me pamje filmike duke kryer veprime të dhunshme gjatë protestës.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprat penale “Shkatërrim prone”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishje e rendit dhe e qetësisë publike”, “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Mosbindje ndaj urdhrit të ligjshëm të punonjësit të policisë” dhe “Pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.